Zhalgiris nga Lituania kundërshtar në raundin e parë eliminatorë të Ligës së Kampionëve

Sot në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për ndeshjet e raundit të parë eliminatorë të Ligës së Kampionëve, e ku për herë të parë në histori në këtë garë masive bënë pjesë edhe skuadra jonë e Struga Trim Lum.

Goglat në këtë fazë na e servuan ekipin Zhalgiris nga Lituania, një skuadër kjo me mjaft eksperiencë në kupat europiane.

Ndeshjen e parë do ta zhvillojmë si mysafir me datë 11/12 korrik, ndërsa një javë më pas këtë skuadër do të mirëpresim në Ohër.

Kujtojmë, është kjo hera e dytë që Struga Trim Lum po merrë pjesë në garat europiane, pas atij sezoni debutues 2020/21, kur morrëm pjesë në eliminatoret e Ligës së Konferencës.