Ndeshja e tretë kontrolluese në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet europiane do të na vë përballë skuadrën shumë herë kampione të Shqipërisë, KF Tiranën.
Skuadra “bardheblu” nga kryeqendra shqiptare njëherit do të jetë edhe kundërshtari ynë i fundit në këtë fazë që do të testojë djelmoshat e Shpëtim Duros, pas ndeshjeve ndaj kampionëve të Kosovës, Ballkanit (2:2) dhe kampionëve të Shqipërisë, Partizanit (1:1).
Kjo ndeshje të dyja skuadrave do t’iu shërbejë për t’i dhënë një dorë të fundit përgatitjeve dhe më pas të nisin aventurën e tyre në zonën europiane.
Kujtojmë skuadra jonë me 11 korrik do të luaj ndeshjen e parë kundër Zhalgiris, e vlefshme për kualifikueset e Ligës së Kampionëve, derisa Tirana me 13 korrik në “Air Albania” do të mirëpret gjeorgjianët e Dinamo Batumi në kuadër të Ligës së Konferencës.
Ndeshja Struga Trim Lum – Tirana do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Ohër me fillim në ora 17:00.