Struga Trim Lum-Zhalgiris, konfirmohen stadiumet dhe orari i ndeshjeve të raundit të parë

Struga Trim Lum për herë të parë do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në Ligën e Kampionëve, pasi edicionin që lamë pas arritëm të shpallemi kampion.

Debutimin në kompeticionin më të rëndësishëm europian në nivel klubesh, do ta kemi në transfertë kundër skuadrës lituaneze të Zhalgiris.

Ky takim do të zhvillohet në stadiumin LFF, më 11 korrik (e martë) nga ora 19:00, ndërkohë ndeshja e kthimit në vendin tonë në program do të jetë me 19 korrik.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Burimet e Biljanës” në Ohër me fillim nga ora 17:00.

Në rast kualifikimi në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve, do të përballemi me gjigandët turq të Galatasarajit.