Struga Trim Lum-Voska Sport, flet gardiani Vedran Qoshevski

Vedran Qoshevski këtë edicion në 14 ndeshje, sa ka qenë titullarë me skuadrën tonë, plotë 6 herë ka mbajtur rrjetën e tij të paprekur. Ai një gjë të tillë kishte bërë edhe në ndeshjen e parë të këtij edicioni kundër Voska Sport në Ohër, me të cilën skuadër do të takohemi sërish nesër.

“Sigurisht që na pret një ndeshje e rëndë kundër Voska Sport, të cilën skuadër e njohim mirë. Shkojmë nga ndeshja në ndeshje, dy xhiro do ti luajmë si vendas dhe shpresojmë që të japim më të mirën nga vetja dhe në të dyja ndeshjet të dalim si fitues, duke mbyllur kështu gjysmësezonin në vendin e parë, aty ku edhe e mbyllëm edicionin e kaluar si kampion” – thotë gardiani i portës tonë, Vedran Qoshevski, i cili beson tek triumfi në këtë ndeshje, kjo edhe për faktin se skuadra gëzon formë të mirë për momentin.

“Për momentin jemi në formë më të mirë, luajmë para publikut tonë, që besojmë se do të jetë lojtari ynë i 12-të, si nesër, ashtu edhe të dielën. E respektojmë skuadrën e Voska Sport, e dimë që bëhet fjalë për një skuadër shumë të mirë, mirëpo edhe neve kemi objektivat tona, ashtu që në fund shpresojmë ti realizojmë”. – thotë Qoshevski, i cili nesër pritet të zhvillojë ndeshjen e tij të 15 këtë edicion dhe gjithsej të 47-tën me fanellën e Struga Trim Lum.