Struga Trim Lum skuadra më efikase, shënojnë plotë 13 lojtarë, 3 prej tyre deri në moshën 20-vjeçare

Struga Trim Lum vazhdon të zhvillojë një sezon mjaft të mirë edhe këtë vit, teksa është në garë të ngushtë për pozitën e parë, aty ku edhe e mbylli edicionin e kaluar.

Pas 17 xhirove të para, ku kemi zhvilluar 16 ndeshje, kemi regjistruar 11 fitore dhe 5 disfata, duke grumbulluar plotë 33 pikë, me një gol-averazh 30:15.

Aktualisht jemi skuadra më efikase në Ligën e Parë, ndërsa gëzon fakti se 30 golat e shënuar, mbajnë firmën e 13 lojtarëve të ndryshëm, me Radeskin dhe Ibraimin, që janë më të dalluarit, duke realizuar 8, gjegjësisht 6 gola.

Me 3 gola të shënuar pason Compaore, sulmuesi nga Burkina Faso që na është bashkëngjitur më së fundi, derisa në mesin e autorëve figurojnë edhe emrat e tre futbollistëve deri në moshën 20-vjeçare, Bekim Kamberit, Hadis Tairit dhe Hristijan Georgievskit.

Edhe pse ndoshta totalisht të panjohur për futbollin elitar, vendimet e guximshme të trajnerit Shpëtim Duro, bënë që këta tre futbollistë të shkruajnë emrin e tyre në kartën e golashënuesve në historikun e Ligës së Parë.

19-vjeçari 𝐁𝐄𝐊𝐈𝐌 𝐊𝐀𝐌𝐁𝐄𝐑𝐈 kishte shënuar në ndeshjen e javës së katërt kundër Rabotniçkit. Futbollisti i ardhur këtë edicion nga futbolli danez, me fanellën e skuadrës tonë ka zhvilluar 8 ndeshje, apo gjithsej 276 minuta.

Kamberi shihet si kandidat potencial për të qenë pjesë e përfaqësueses U21 të Maqedonisë.

18-vjeçari 𝐇𝐀𝐃𝐈𝐒 𝐓𝐀𝐈𝐑𝐈 golin debutues me fanellën e skuadrës së Struga Trim Lum e realizoi në ndeshjen e javës së 16-të kundër Vardarit në Shkup. Në atë ndeshje, Hadis Tairi ishte ndër më të dalluarit në terren, ku përveç golit të shënuar arriti që të përfitojë edhe një penalti.

Hadis Tairi këtë edicion me fanellën e skuadrës tonë numëron 7 ndeshje (358 minuta lojë), 2 asistime dhe 1 gol.  Hadis Tairi është pjesë e përfaqësueses U18 të Maqedonisë, ndërsa së shpejti i njëjti do ti bashkohet edhe asaj të U19.

𝐇𝐑𝐈𝐒𝐓𝐈𝐉𝐀𝐍 𝐆𝐄𝐎𝐑𝐆𝐈𝐄𝐕𝐒𝐊𝐈 golin e parë me fanellën e Struga Trim Lum e realizoi fundjavën që lamë pas kundër Tikveshit në Kavadar. Goli i  tij doli të jetë vendimtarë në fitoren 3:2, duke siguruar 3 pikë shumë të rëndësishme skuadrës tonë.

Georgievski skuadrës tonë iu bashkua verën e kaluar, ndërsa i njëjti edhe pse vetëm 20-vjeç, tashmë numëron plotë 12 ndeshje, apo në total 641 minuta. Georgievski është edhe pjesë e përfaqësueses U21 të Maqedonisë.

𝐋𝐈𝐒𝐓𝐀 𝐄 𝐆𝐎𝐋𝐀𝐒𝐇𝐄𝐍𝐔𝐄𝐒𝐕𝐄

#Emri dhe MbiemriGola
1.Marjan RADESKI8
2.Besart IBRAIMI6
3.Bassirou COMPAORE3
4.Senad JAROVIÇ2
5.Mentor MAZREKAJ2
6.Vangjel ZGURO2
7.Besmir BOJKU1
8.Hristijan GEORGIEVSKI1
9.Bekim KAMBERI1
10.Mexhit NEZIRI1
11.Flamur TAIRI1
12.Hadis TAIRI1
13.Hogan UKPA1