Struga Trim Lum mëson kundërshtarët e mundshëm të turit të tretë eliminatorë të Ligës së Konferencës

Struga Trim Lum gjatë ditës së sotme do të mësojë emrin e kundërshtarit për në raundin e tretë eliminatorë të Ligës së Konferencës, aty ku po të vazhdojmë garat pas eliminimit në Ligën e Kampionëve.

Në rast se arrijmë të eliminojmë skuadrën e Buduçnost në rrethin e dytë, atëherë në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës na pret një përballje e mundshme me përfaqësuesin e Gjibraltarit, Linkoln, si dhe me fituesit nga përballjet TNS (Uells) – Svift Vesper (Luksemburgu), apo edhe Ballkani (Kosovë) – Larne (Irlanda e Veriut).

Edhe zyrtarisht emrin e kundërshtarit për në turin e tretë do ta mësojmë pas shortit që do të mbahet sot në Nyon në Zvicrës, me fillim në ora 14:00.