Struga Trim Lum falënderon presidentin e FSHF, Duka për gatishmërinë e treguar që ndeshjen e fazës ‘play-off’ ta luajmë në Elbasan

Mungesa e një stadiumi të kategorisë A në vendin tonë, për zhvillimin e takimit të fazës “play-off” në Ligën e Konferencës, bëri që Federata Shqiptare e Futbollit me në krye presidentin Armando Duka të tregojë madhështinë e saj, duke na ofruar neve si alternativë, stadiumin “Elbasan Arena”.

Vërtetë një gjest i madh ky nga ana e numrit një të futbollit shqiptarë, që na jep edhe më shumë vetëbesim për të ecur para si ekip.

Në momentet e fundit UEFA dhe dritë jeshile që ndeshjen kundër Breidablik, e vlefshme për fazën “play-off” të Ligës së Konferencës ta zhvillojmë në stadiumin e qytetit në Ohër.

Mirëpo pavarësisht këtij vendimi, klubi ynë me në krye presidentin Arbtrim Qira, shprehu mirënjohje për njeriun e  parë të FSHF-së, Armand Duka, duke i dërguar një letër këtij të fundit dhe duke e falënderuar publikisht për  gatishmërinë dhe ndihmën e ofruar në këtë situatë.

________________________________________________________________________________________________________________