Struga Trim Lum gjatë ditës së sotme në mënyrë të veçantë prezantoi talentin kërçovarë, Shaban Zenku, i cili si futbollistë është krijuar te shkolla e skuadrës së njohur gjermane të Borusia Menhengladbah.
Duke thënë se ndihet shumë mirë për transferimin te skuadra kampione e vendit, ai fillimisht, tha: “Jam i lumtur që bëhem pjesë e skuadrës së Strugës, kampione në fuqi dhe lidere e renditjes. Besoj të ndihmoj skuadrën të arsyetoj besimin.”
Edhe përkundër ofertave të shumta, unë zgjodha Struga Trim Lum, kjo për shkak epitetit të kampionit, seriozitetit dhe udhëheqësisë së kësaj skuadre, për të cilën kam dëgjuar vetëm fjalë pozitive, thotë Zenku.
“Kam kaluar 4 vitet e fundit te akademia e Borussia M’gladbach dhe realisht pas ekipit U19 pritej të bashkohem me ekipin e parë. Ndërkohë ndodhën disa gjëra dhe më pas një dëmtim më largoi na terrenet e futbollit. Jam rikuperuar dhe kam analizuar me kujdes situatën, për të bërë hapin e duhur. Familja dhe këshilltari jonë vlerësuan se hap i mirë të vija në Maqedoni, Shqipëri apo Kosovë, që të kthehem në nivelin e dëshiruar. Kisha oferta interesante dhe shumë të mira, Struga u fut në lojë e fundit, por më bëri përshtypje fakti që më donin me çdo kusht dhe direkt insistonin të firmosim. Kështu erdhi deri te akordi dhe besoj ta arsyetoj besimin e shprehur.” – tha Shaban Zenku, të cilin e ka impresionuar mikpritja.
“Shumë jam i kënaqur me pritjen. Qoftë fillimisht nga drejtori sportiv dhe sekretari, pa diskutim trajneri Duro më takoi sapo arrita në Strugë dhe më bëri përshtypje afrimi i tij shumë i ngrohtë, e më pas edhe Bunjamin Shabani dhe Besart Ibraimi që ishin të parët që dolën të më takojnë. Të nesërmen që në stërvitjen e parë kam ndjerë afërsi nga çdo anëtar i klubit, kështu që jam shumë i kënaqur si fillim dhe do të jap gjithçka nga vetja të sjell paraqitje sa më të mira”.
Shaban Zenku është një ndër futbollistët e rrallë shqiptarë që ka provuar veten të luaj me tre përfaqësuese, edhe atë me Kosovën, Shqipërinë dhe së fundmi edhe me Maqedoninë, duke zhvilluar 7 ndeshje me gjeneratën U19, ku edhe ka realizuar 3 gola, ndërsa i njëjti tashmë pret edhe një ftesë nga përfaqësuesja U21 e Dragan Kanatllarovskit.
Me 19-vjeçarin Zenku, kemi nënshkruar kontratë deri qershorin e vitit 2027-të.