Sezonin më të suksesshëm në histori e mbyllim ndaj FC Shkupit

Sot edhe zyrtarisht ul siparin sezoni futbollistik 2022/23 në Ligën e Parë, e që për skuadrën tonë rezultoi të jetë më i suksesshmi në histori. Struga Trim Lum mes rivalëve të fuqishëm si Shkëndija dhe FC Shkupi, i’a doli të dalë i pari, duke dëshmuar edhe njëherë tjetër se në futboll, jo gjithnjë rolin kryesor kanë paratë.

Skuadra jonë e nisi sezonin me një këmbë të mbarë, duke kryesuar renditjen që nga fillimi e deri në fund, ndërsa kjo erdhi falë përkushtimit të madh të të gjithëve në skuadër, e ku fjalën kryesore normalisht që e kishin vetë futbollistët.

Të njëjtit sot luajnë rolin e heronjëve në qytetin e bukur të Strugës, teksa sot për ta pason shpërblimi, pavarësisht rezultatit përfundimtarë.

Djelmoshat e Struga Trim Lum të prirë nga kryetrajneri Shpëtim Duro, do të pranojnë medaljet dhe trofeun e titullit kampion.

Është ky një rast i mirë që sot e gjithë Struga ti përshëndet këta kampion, pasi meritojnë një gjë të tillë. Shkallët e stadiumit ju presin juve, pasi sot është ditë feste për ne si skuadër, por edhe për qytetin tonë të bukur.

Ndaj Mos Mungo, Eja edhe Ti për të festuar bashkë….festa vetëm sa ka nisur….