Sezonin e ri e nisim si vendas kundër Gostivarit, hyrja për tifozët falas

Sezonin e ri, në të cilin do të futemi si kampion, do ta nisim me ndeshjen si vendas kundër Gostivarit. Këta të fundit pas plotë një dekade u rikthyen në elitën e futbollit vendor, edhe atë fuqishëm, pasi bënë një merkato shumë të mirë, duke sjellë futbollistë cilësor si nga vendi, ashtu edhe nga jashtë.

Megjithatë neve jemi Struga Trim Lum, neve jemi kampionët dhe si të tillë do të zbresim në fushë, aty ku do të japim më të mirën, që edhe sezonin e ri ta nisim me këmbë të mbarë.

Kjo ndeshje vjen edhe në një moment kur skuadra jonë po vazhdon rrugëtimin në arenën europiane, aty ku të enjten na pret ndeshja e parë e turit të tretë eliminatorë të Ligës së Konferencës kundër skuadrës së Sëift Hesperange nga Luksemburgu.

Mbetet të shihet nëse trajneri ynë do të zbres në fushë më të mirët, apo ndoshta do të mendoj edhe për takimin europian, që mund të na i’a hap dyert drejt “play-off-it”, por edhe fazës në grupe në kuadër të Ligës së Konferencës, që do të ishte një sukses i jashtëzakonshëm për ekipin tonë, i themeluar vetëm në vitin 2015-të.

SKUADRA E PLOTË

Edhe përkundër ndeshjeve javore në garat europiane, gjendja në ekip, kur janë në pyetje dëmtimet e futbollistëve, është e mirë dhe trajneri Shpëtim Duro mund të llogarisë në të gjithë lojtarët. Sa i përket formacionit titullarë, të njëjtin do e bëjë të ditur vetëm pak para ndeshjes.

HYRJA GRATIS

Ndeshja midis Struga Trim Lum dhe Gostivarit do të zhvillohet në stadiumin e qytetit tonë në Strugë, me fillim në ora 17:00. Duke pasur parasysh se është kjo ndeshja e parë e sezonit të ri, drejtuesit e klubit kanë menduar që të nderojnë gjithë struganët, por edhe mërgimtarët e kësaj ane, për të qenë edhe ata prezent të stadium dhe të njihen për së afërmi me kampionët e tyre.

ARBITRËT E TAKIMIT

Arbitër kryesor i takimit të sotëm do të jetë Stojançe Trpçevski nga Kavadari, të cilit do i ndihmojnë edhe Dragan Trpçevski po nga Kavadari si dhe Vlladimit Mitrevski nga Manastiri. Arbitër i katërt do të jetë Bllagojçe Rallevski, po ashtu nga Manastiri.