PRESS | Stefan Spirovski flet pas fitores ndaj Pyunik

Stefan Spirovski ishte një ndër futbollistët protagonistë në fitoren e sotme të Struga Trim Lum përballë Pyunik, ndeshje kjo e vlefshme për turin e dytë eliminatorë të Ligës së Konferencës. Mesfushori ynë realizoi një super gol në minutën e 73-të, që në fund doli të jetë edhe vendimtarë në fitoren tonë 2:1….

Bashkë me trajnerin Qatip Osmani para gazetarëve prononcimin e tij të parë si futbollistë i Struga Trim Lum e dha edhe mesfushori Stefan Spirovski. Ky i fundit doli të jetë protagonistë në fitoren e sotme 2:1 ndaj armenëve të Pyunik, fanellën e së cilës skuadër e kishte mbajtur veshur për gjatë sezonit 2022/23.

“Gjithsesi se jemi të kënaqur, terrenin vendas ndoshta duheshe ta shfrytëzojmë edhe më mirë, mirëpo fitorja është fitore, një gol dallim, kemi edhe 90 minuta për të luajtur, sigurisht që nuk do te jetë e lehtë, e dimë se për çfarë skuadre bëhet fjalë. Në mënyrë kolektive, apo individuale besoj se i realizuam punët që na i dha trajneri, i cili siç tha mund të kishim arritur fitore edhe më bindëse sot, mirëpo edhe një gol dallim është rezultat pozitiv para ndeshjes së kthimit” – deklaroi Stefan Spirovski, i cili ditën e sotme do e mbajë mend gjatë kohë, jo vetëm për shkak eurogolit të shënuar përballë Pyunik, por edhe se i njëjti ishte i pari i realizuar me fanellën e Struga Trim Lum.

Kujtojmë, i njëjti skuadrës tonë iu bashkua këtë verë nga rradhët e skuadrës qipriote të  Ethnikos.