PRAG NDESHJA FINALE | Konferenca për shtyp, flasin trajneri Gjorgjioski dhe kapiteni Shabani

Në prag të ndeshjes së nesërme finale të Kupës së Maqedonisë, që do ta zhvillojmë në Shkup, në arenën “Todor Proeski”, para gazetarëve në Konferencën e zakonshme për shtyp, folën trajneri Ilço Gjorgjioski dhe kapiteni, Bunjamin Shabani…

www.fcstruga.com

Deri në zhvillimin e ndeshjes më të rëndësishme të sezonit aktual, finales së Kupës së Maqedonisë kundër Vardarit, ka mbetur vetëm edhe një ditë, teksa sot para gazetarëve në Konferencën e zakonshme të organizuar nga FFM, folën trajneri Ilço Gjorgjioski dhe kapiteni, Bunjamin Shabani.

Ndeshjet finale i dëshiron çdo skuadër, çdo trajner dhe çdo futbollistë, tha trajneri Ilioski, i cili rolin e favoritit ja lë Vardarit në këtë ndeshje, pasi kjo skuadër luan në terrenin e saj dhe para tifozëve të saj.

“Finalja e Kupës është një ndeshje që para fillimit të sezonit e duan të gjithë, trajnerë, futbollistë, ekipe, punëtorë sportiv, ndeshje që pritet gjatë gjithë sezonit, ndeshje në të cilën do të luajmë ne si skuadër. Nesër do të jemi ne aty, dhe nuk fshehim se është një ndeshje të cilën dëshirojmë ta fitojmë.

Struga Trim Lum është një klub i ri, i themeluar 10 vite më parë, ndërsa në këto 10 vite ka fituar dy tituj kampion, njëherë ka luajtur në finale të Kupës, ndërsa nesër luajmë edhe finalen e dytë të Kupës, që është një realitet i bukur, madje edhe në suaza europiane, ndoshta edhe ekipi i vetëm në Europë me këto suksese.

Struga Trim Lum dëshiron që trofeun nesër ta sjellë në Strugë, ti gëzojë tifozët e saj, si skuadër jemi të gatshëm për të bërë një gjë të tillë. Jemi të motivuar dhe të urritur për këtë trofe. Jemi gjithashtu të përgatitur edhe taktikisht, edhe psiqikisht, edhe fizikisht për ndeshjen e nesërme. Kemi mjaftueshëm fond të futbollistëve cilësor dhe me përvojë, të cilët dinë që të mbahen me sfidën që i pret nesër” – u shpreh fillimisht trajneri Ilço Gjorgjioski, i cili në të kaluarën përveç që ka qenë lojtar i Vardarit, ai me këtë skuadër ka fituar trofe edhe si trajner.

Konferenca për shtyp – Trajneri, Ilço Gjorgjioski

Pikërisht kjo bëri që trajneri ynë në Konferencën për shtyp të has edhe në një pyetje provokative nga gazetari i TVM1, Branko ilievski, duke e sfiduar nga shifra 1 deri në 100, se sa dëshiron ta fitojë ndeshjen ndaj ish skuadrës së tij, Vardarit.

“100….Jo, Vardari është favorit, unë e vlerësojë dhe respektoj këtë klub. Vardari është klubi im, unë edhe si lojtar, edhe si trajner kam fituar tituj me Vardarin, mirëpo për ndeshjen e nesërme, nga 1 deri në 100 siç thatë ju, unë dua 100 që ta fitoj Vardarin.” – ishte përgjigjja e Gjorgjioskit, duke vijuar më pas: “Vardarit i’a lëshojmë rolin e favoritit sigurisht në ndeshjen e nesërme, pasi luajnë në terrenin e tyre, luajnë para tifozëve të tyre, do të kenë sigurisht përkrahje të madhe, do ta kenë atë rolin e favoriti, megjithatë unë edhe më herët thash, se neve jemi maksimalisht të përgatitur të kundëpërgjigjemi ndaj çdo sfide dhe se do të futemi në këtë ndeshje për të fituar.”

Konferenca për shtyp – kapiteni, Bunjamin Shabani

Në anën tjetër, kapiteni Shabani tha se skuadra është përgatitur maksimalisht dhe se nuk fshehim se dëshirojmë të fitojmë këtë finale. Sipas Shabanit, në këtë ndeshje bie në ujë roli i favoritit, ashtu që nuanca pret ta vendosin këtë ndeshje.   

“Jemi maksimalisht të përgatitur për këtë ndeshje, të gjithë lojtarët bashkërisht do bëjmë maksimumin dhe mendoj që nesër nëse bëjmë një gjë të tillë, pra luajmë maksimalisht, do e fitojmë ndeshjen”

Ne si skuadër kemi mjaftueshëm lojtar me përvojë, për ne kjo finale është kënaqësi, pra që marrim pjesë. Mendoj se jemi maksimalisht të përgatitur në të gjitha aspektet të bëjmë një ndeshje të mirë.”

“Nuk e fshehim se kemi futbollistë me mjaft përvojë, me të cilët së bashku kemi luajtur ndeshja të mëdha si jashtë, ashtu edhe në kampionatin tonë, mendoj se për ndeshjen e nesërme kjo nuk do të thotë shumë, pasi çdo ndeshje, është diçka e re, mirëpo mendoj se futbollistët me përvojë dinë se si të luajnë në ndeshje të këtilla dhe mendoj se do të zbresim në fushë për të dëshmuar atë që e dimë”.

“Me Vardarin kemi luajtur shumë ndeshje, por ato rezultatet që kemi arritur në të kaluarën nuk duhet llogaritur, pasi kemi luajtur me lojtar dhe trajner të ndryshëm, mendoj se nesër asnjëra skuadër nuk ka ndonjë përparësi, pasi mendoj se nuanca do e vendosin ndeshjen”. – u shpreh Bunjamin Shabani, i cili nesërmbrëma do të zhvillojë ndeshjen e tij të 155-të me fanellën e Struga Trim Lum.