Njihuni me 5 kundërshtarët e mundshëm të Struga Trim Lum

Struga Trim Lum pak  më parë ka mësuar 5 rivalët e mundshëm në kuadër të turit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, me shortin që do të hdihet në ora 14:00.

Kështu Struga Trim Lum, që bënë pjesë në mesin e skuadrave jo favorite, për kundërshtarë të mundshëm në këtë fazë do të ketë skuadrat si Ferencvarosh nga Hungaria, Ludogorets nga Bullgaria, Zhalgiris nga Lituania, Shamrok Rovers nga Irlanda dhe Nju Seints nga Uellsi.

Shpresojmë në një short pozitiv, përmes të cilit do të kishim një pranverë sa më të gjatë europiane.

Kujtojmë, ndeshjet e para në kuadër të raundit të parë kualifikues, në program janë me datë 11/12 korrik, ndërsa ato kthyese një javë më vonë.

Kundërshtarët e mundshëm:

Ferencvárosi TC (HUN)

PFC Ludogorets 1945 (BUL)

FK Žalgiris Vilnius (LTU)

Shamrock Rovers FC (IRL)

The Neë Saints FC (WAL)