Neziri flet në  prag të  ndeshjes me Bregallnicën

Mexhit Neziri ka dhënë  opinionin e tij në  prag të  takimit të  javës së  27-të, që  Struga Trim Lum do ta zhvillojë  me Bregallnicën.

Pikët janë  shumë  të  rëndësishme për secilën skuadër, qoftë  ata që  luftojnë  për mbijetesë, apo edhe ata për titull, ashtu që  ndeshja e së  dielës në  Strugë, pritet të  dhurojë  një  futboll të  bukur dhe cilësor, kjo pasi të  dyja skuadrat kanë  nevojë  për pikët.

“Tashmë siç dihet jemi futur në fazën finale të kampionatit. Aktualisht jemi në vendin e parë, kampionati është shumë i barabartë dhe mjaft interesant. Secilës skuadër i nevojiten pikët, qoftë për mbijetesë, për në Europë, apo edhe për titullin kampion. Të gjithë e dimë se tituli nuk fitohet lehtë, ashtu që jemi të vetëdijshëm se nuk do ta kemi të lehtë, mirëpo gjithsesi se do të luftojmë për të deri në frymën e fundit, ndërsa shpresojm që të jemi neve ata që do i gëzohemi titullit.” – u shpreh fillimisht mbrojtësi Mexhit Neziri, i cili thotë  se tashmë  nuk kemi mundësinë  e gabimit, ashtu që  kundër Bregallnicës duhet dhënë  më  të  mirën në  fushë, për të  nisur një  seri tjetër pozitive.

“Kemi një skuadër shumë cilësore. Të gjithë e dimë se nuk kemi më hapësirë për të lëshuar pikë, ashtu që edhe të dielën kundër Bregallnicës do të bëjmë më të mirën për ta fituar ndeshjen dhe të ju kthehemi sërish rezultateve pozitive.” – përfundoi Neziri.