Ndërpritet bashkëpunimi me Valentin Koçoski

Struga Trim Lum njofton se me pëlqim të dyanshëm ka ndërprerë bashkëpunimin me mesfushorin ofenziv, Valentin Koçoski. Me këtë rast Struga Trim Lum dëshiron të shprehë mirënjohje maksimale për Koçoskin, duke e falënderuar për kontributin e dhënë me fanellën “bardhekuq”.

Valentin Koçoski pjesë e skuadrës tonë kishte qenë për 4 vite të plota, edhe atë në dy periudha të ndryshme, teksa së fundmi na ishte bashkuar verën e vitit 2021 nga rradhët e Pelisterit.

Koçoski luajti edhe dy ndeshjet e para kundër Zhalgisi në kualifikueset e Ligës së Kampionëve të këtij edicioni, ndërsa  i njëjti me fanellën e Struga Trim Lum ka zhvilluar gjithsej 79 ndeshje, duke shënuar edhe 4 gola.

Valentinin si skuadër i urojmë shumë suksese në karrierën e tij të mëtutjeshme.