Mesfushori Fatjon Jusufi nuk do të jetë pjesë e Struga Trim Lum në sezonin e ri. Edhe pse kontrata e tij ishte valide deri verën e vitit të ardhshëm, e njëjta është ndërprerë me marrëveshje të dyanshme gjatë ditës së sotme.
Jusufi skuadrës tonë iu bashkua verën e vitit të kaluar, kur erdhi nga rradhët e Renovës, duke u bërë kështu pjesë e suksesit historik të Struga Trim Lum.
Ai me fanellën e skuadrës tonë regjistroi gjithsej 24 ndeshje, 1 gol dhe 1 asist.
Ishte ky kontributi i tij me fanellën “bardhekuq”, për të cilin neve si skuadër e falënderojmë, duke i dëshiruar njëkohësisht shumë suksese në karrierën e mëtejme.