Kupa e Maqedonisë, humbim përmes penaltive

Struga Trim Lum ka përfunduar garat në Kupën e Maqedonisë që në fazën e 1/8 së finales. Në këtë fazë të hershme u eliminuam nga Voska Sport, edhe atë vetëm pas ruletit të penaltive, pasi ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me rezultatin e fillimit, 0:0.

Trajneri Shpëtim Duro, duke dashur që të pushoj pjesën më të madhe të futbollistëve titullarë, takimin e sotëm e nisi me një formacion krejt ndryshe, duke i dhënë hapësirë në portë portierit të tretë, Kitanovski.

Para tij në fazën mbrojtëse u renditën Edis Maliqi dhe Hadis Tairi që luajtën në krahë, derisa në qendër të mbrojtjes dyshja Mexhit Neziri-Vangjel Zguro.

Mesfusha iu besua Flamur Tairit, Ard Kasamit dhe nigerianit, Hogan Ukpa, ndërkohë në sulm në krahë u vendosën Abdylhadi Jahja dhe Bassirou Compaore, ndërsa në qendër qëndroi boshnjaku me pasaportë gjermane, Senad Jaroviç.

Pavarësisht mungesave të futbollistëve bartës të lojës tonë, skuadra bëri një paraqitje shumë të denjtë, madje në pjesë bukur të mira të ndeshjes ishim kundërshtarë më i mirë duke kontrolluar lojën, por që fati nuk ishte me ne.

Kështu me afrimin e fundit, ekipet sikur u pajtuan me penaltitë që edhe vendosën fatin e këtij takimi.

Ruletin e penaltive e nisëm me këmbë të mbarë, pasi Marjan Radeski realizoi në serinë e parë, duke iu kundërpërgjigjur Aleksa Marushiç, mirëpo gabuam në serinë e dytë dhe të tretë me anë të Ard Kasamit dhe Besmir Bojkut, ndërsa këtë më së miri e shfrytëzuan vendasit që ishin të pagabueshëm dhe në fund shënuan fitore 4:1.

Tashmë i gjithë fokusi ynë do të jetë i përqëndruar në kampionat, aty ku në kuadër të javës së 12-të do të jemi mysafir të Gostivarit.

Kujtojmë, pas 11 xhirove të para, Struga Trim Lum renditet në pozitën e tretë me 21pikë, 3 më pak se kryesuesit e Shkëndijës, mirëpo duhet theksuar se skuadra jonë ka edhe një ndeshje më pak, atë kundër Vardarit.

________________________________________________________________________________________________________________

Kupa e Maqedonisë | 1/8 e finales
VOSKA SPORT – STRUGA TRIM LUM 0:0 (4:1 pen.)
Stadiumi: Burimet e Biljanës – Ohër
Shikues: 500
Arbitër Kryesor:
Stojançe Trpçevski (Kavadar)
Ndihmës i parë: Dragan Trpçevski
Ndihmës i dytë: Dushko Panov
Arbitër i katërt: Vlladimir Gjorgjievski
Formacioni:
STRUGA TRIM LUMl: Kitanovski, E. Maliqi, M. Neziri, V. Zguro, H. Tairi; F. Tairi, Ard. Kasami, H.Ukpa; A. Jahja, S. Jaroviç, B. Compaore;
Trajner: Shpëtim DURO
Kupa e Maqedonisë | 1/8 e finales
VOSKA SPORT – STRUGA TRIM LUM 0:0 (4:1 pen.)
VOSKA SPORT: Aleksa Marushiç ⚽, Nikola Stijepoviç ⚽, Nikola Joviç ⚽, Stojan Stojçevski ⚽
STRUGA TRIM LUM:  Marjan Radeski ⚽, Ard Kasami ❌, Besmir Bojku ❌