Kundër FC Shkupit në kërkim të golit numër 200 në Ligën e Parë

199 gola në 151 ndeshjet e deritanishme në Ligën e Parë për ekipin e Struga Trim Lum, që sot në terren vendas do të mirëpret FC Shkupin. Mbetet të shohim se kush do të shënojë golin jubilar të 200-të për ekipin tonë në ndeshjet e Ligës së Parë, aty ku numërojmë plotë 73 fitore…

Ndeshja e sotme kundër FC Shkupit për Struga Trim Lum do të jetë gjithsej ndeshja e 152-të në kuadër të Ligës së Parë.

73 fitore, 42 barazime dhe 30 disfata, është epilogu i këtyre takimeve, në të cilët deri më tani kemi realizuar plotë 199 gola.

Mbetet të shohim se kush do të jetë futbollisti me fat që do të shënojë golin numër 200 për Struga Trim Lum në ndeshjet e Ligës së Parë.

Kujtojmë, me fanellën e skuadrës tonë, këtë shifër të golave në aspektin individual, javë më parë e arriti Besart Ibraimi, i cili tashmë numëron plotë 202 gola.

A do të jetë vallë Ibraimi, ai i cili do të shënojë atë gol jubilar, apo ndonjë futbollistë tjetër, një gjë të tillë do të mësojmë sot në takimin kundër FC Shkupit, që starton në ora 17:00.