Struga Trim Lum dhe Valentin Koçoski me marrëveshje të ndërsjellë kanë prishur kontratën para kohe…
Valentin Koçoski nuk është më pjesë e Struga Trim Lum. Që të dyja palët me marrëveshje të dyanshme kanë vendosur ti japin fund bashkëpunimit, që ishte i treti mes tre periudhave të ndryshme.
Koçoski për herë të parë fanellën e Struga Trim Lum e kishte veshur verën e vitit 2018, duke qëndruar për dy edicione të plota. Rrugët na bashkuan sërish korrikun e vitit 2021, për të shkruar bashkë historinë, pasi në edicionin 2022/23 së bashku festuam titullin e parë kampion.
Me përfundimin e atij sezoni shumë të suksesshëm, sërish ndamë rrugët, për tu bashkuar prap gjatë verës së vitit 2025.
Në total, Koçoski me fanellën e Struga Trim Lum ka regjistruar 84 ndeshje zyrtare, 4 gola dhe 10 asistime.
Ai gjithashtu luajti edhe në dy ndeshjet kontrolluese të kësaj faze përgatitore kundër Dinamo City, për t’iu dhënë lamtumirën shokëve të skuadrës dhe stafit të trajnerëve mbrëmjen e kaluar.
Valentin të faleminderit për gjithçka. Të urojmë shëndet, lumturi dhe suksese në pjesën tjetër të karrierës.


















