Përforcimi i parë i Struga Trim Lum është gardiani italian, Marco Angeletti…
Struga Trim Lum gjatë ditës së sotme ka nënshkruar kontratë profesionale me gardianin italian, Marco Angeletti. 24-vjeçari pritet të shtojë konkurrencën në portë, por njëkohësisht të sjellë edhe një frymë të re me përvojën e tij të fituar në Itali, dhe së fundmi në Gjibraltar.
I lindur me 24 prill të vitit 2001, Angeletti ishte rritur te skuadra e Spezia, duke kaluar të gjitha grupmoshat, ndërsa si 19-vjeçar kishte provuar veten edhe tek seniorët e Pontedera, për të vijuar më pas edhe te disa skuadra tjera italiane të kategorive më të ulëta, teksa i njëjti verën e vitit të kaluar ishte transferuar te skuadra e Europa FC nga Gjibraltari.
Duke kërkuar sërish sfida të reja në karrierë, Angeletti nuk deshi të rikthehet në Itali, duke pranuar ofertën e Struga Trim Lum.

“Mund të them se kemi marrë një portier me perspektiv, një portier edhe për të ardhmen. Duke pasur parasysh se Italia gjithnjë prodhon portier të mirë, neve besuam pikërisht te Angeletti, i cili besoj të jetë italiani i parë portier që do jetë pjesë e Ligës së Parë. Shpresojmë të ambientohet shpejtë me skuadrën që nga sot do të nis edhe fazën e përgatitjeve për sezonin e ri” – u shpreh Drejtori Sportiv, Besart Isaku.
Kontrata e italianit hyn në fuqi që sot dhe e njëjta do të jetë valide deri në fund të qershorit të vitit 2027, mirëpo me mundësi për tu vazhduar edhe për një vit tjetër.
Për Angelettin, do të jetë kjo eksperienca e tij e dytë jashtë Italiasë, pas asaj në Gjibraltar.
Mirë se vjen në familjen tonë i dashur, Angeletti.
