Egzon Belica në sezonin e ri do të veshë fanellën e Struga Trim Lum…
Struga Trim Lum ka kënaqësinë të prezantojë mbrojtësin strugan Egzon Belica, i cili një periudhë bukur të mirë mbante shiritin e kapitenit te Rabotniçki. Do të jetë kjo hera e parë që Belica do të luaj në vendlindjen e tij, duke veshur fanellën “bardhekuq” të skuadrës tonë.
Në ekipin e trajnerit Bledi Shkëmbi, ai pritet të forcojë konkurrencën në vijën mbrojtëse. Me përvojën e tij, ashpërsinë në duele dhe lojën produktive në ajër, ai pritet ti sjell ekipit siguri dhe cilësi shtesë.
Belica, me një gjatësi prej 189 cm, ndër të tjera, dallohet edhe si një luftëtarë i pakompromis, ndërsa këtë më së miri pritet ta dëshmojë edhe para publikut strugan.
Ai ka lindur më 3 shtator të vitit 1990 në Strugë. Është interesat fakti se me futbollin profesionist i njëjti ka nisur në Shqipëri, me skuadrën e Besës nga Kavaja, ndërsa për herë të parë në Maqedoni ka luajtur në moshën 20-vjeçare, duke iu bashkuar Rabotniçkit.
Pikërisht me këtë skuadrë numëron më së shumti ndeshje në futbollin vendor, gjithsej 97, ndërsa vlen të theksohet se Belica në Maqedoni gjithashtu kishte luajtur edhe me Shkëndijën e Tetovës dhe Ohrid Lihnidos.

Periudhën më të gjatë e kishte kaluar te Partizani i Tiranës, me të cilën skuadër kishte arritur edhe suksesin më të madh në karrierë, duke u shpallur kampion dhe nëherit duke fituar Super Kupën e Shqipërisë.
Një trofe tjetër, Belica kishte fituar edhe me FC Prishtinën, kur në vitin 2023 kishte ngritur lartë Kupën e Kosovës.
Mirëpo kjo nuk është e tëra nga karriera e tij e bujshme, pasi i njëjti kishte provuar veten të luaj edhe në futbollin europian, më saktlsisht në Finlandë, me FC Inter Turku, në Letoni me FC Riga dhe në Rumani me Concordia.
Në karrierën e tij deri më tani, ai është shfaqur edhe në fazën eliminatore të të tre garave evropiane të klubeve, duke regjistruar 15 ndeshje, pjesën më të madhe me Partizanin e Tiranës.
I dashur Egzon, mirë se erdhe në ekipin e vendlindjes tënde, aty ku guri peshon shumë më rëndë.


















