Një ndër portierët më perspektiv në futbollin vendor, Andrej Jovçevski, edhe zyrtarisht është pjesë e Struga Trim Lum…
Andrej Jovçevski është i rradhës që arrinë në Strugë, duke firmosur kontratë tre vjeçare me Struga Trim Lum. Gardiani 22-vjeçar kishte nisur me grupmoshat e reja të Pelisterit, me të cilën skuadër debutoi edhe në Ligën e Parë, aty ku numëron 56 ndeshje.
Pikërisht paraqitjet e tij bindëse me skuadrën nga Manastiri bën që drejtuesit e Struga Trim Lum të aktivizoheshin fuqishëm në transferimin e këtij portieri, për të cilin interes kishin shfaqur skuadra edhe nga Shqipëria, Kroacia, Hungaria dhe Rumania.
Jovçevski, te Struga Trim Lum pritet që të luftoj për një vend titullari kundrejt dyshes Vasko Vasilev dhe Marko Angeletti.
Andrej mirë se erdhe në familjen e madhe të Struga Trim Lum.



















