Kapiteni Shabani flet për fazën përgatitore si dhe ndeshjen kundër Tikveshit

Të dielën edhe zyrtarisht starton stinori pranveror në elitën e futbollit vendor. Skuadra jonë do të jetë mysafir i Tikveshit, skuadër kjo që stinorin vjeshtorë e mbylli në pozitën e katërt.

Në prag të kësaj sfide, ka folur kapiteni ynë, Bunjamin Shabani. Ai fillimisht u prononcua për fazën përgatitore si dhe ndeshjet kontrolluese të zhvilluara në Turqi, ndërsa gjithashtu u ndal për të folur edhe për ndeshjen kundër Tikveshit.

Faza e përgatitjeve në Turqi:

Faza përgatitore në Antalya shkoi shumë mirë në përgjithësi. Atje kishim të gjitha kushtet për tu përgatitur sa më mirë. Kemi punuar maksimalisht që sa më të përgatitur të presim kampionatin”.

Ndeshjet kontrolluese:  

“Zhvilluam edhe ndeshje miqësore ku mendoj se rezultati ishte në plan të dytë, kishim ngarkesë dhe ishte e rëndësishme edhe komponimi i skuadrës, ku mendoj që edhe përforcimet e reja janë përshtatur me ekipin dhe të gatshëm e presim fillimin e kampionatit”.

Ndeshja kundër Tikveshit:

“Ndeshja me Tikveshin është shumë e rëndësishme, e respektojmë kundërshtarin, pasi është një ekip i papërshtatshëm, por për ne janë pikë  shumë të rëndësishme, ashtu që do bëjmë maksimumin që të kthehemi me 3 pikët e plota në Strugë”.

Ndeshja e së dielës për Bunjamin Shabani do të jetë e 17-ta që do ta zhvillojë këtë edicion me fanellën e Struga Trim Lum, që në ndeshjen e parë të këtij sezoni të zhvilluar në Strugë, kishte mundur Tikveshin me rezultatin 2:0.