Kampionët u grumbulluan sot , na priftë e mbara edhe në sezonin 2023/24

Futbollistët e Struga Trim Lum gjatë ditës së sotme startuan stërvitjet me epitetin e kampionit. Kryetrajneri Shpëtim Duro së bashku me ndihmësit e tij u takuan sërish bashkë me futbollistët e tyre pas një pauzë disa javore, ku shpalosën edhe planet për fazën e përgatitjeve dhe gjithë asaj që na pret në edicionin e ri, e ku si asnjëherë më parë do të startojmë nga kualifikueset e Ligës së Kampionëve.

Duro njoftoi ekipin për objektivat e këtij sezoni, e ku me siguri se nuk heqim dorë nga titulli kampion, por që fillimisht kërkojmë një paraqitje sa më të denjtë dhe më të gjatë në garat europiane.

Menjëherë pas këtij fjalimi të mbajtur nga kryetrajneri Duro, ekipi zhvilloi seancën e parë stërvitore, të cilat do të vijojnë edhe në ditët në vijim këtu në Strugë.