Ja me cilën skuadër përballemi në turin e tretë të Ligës së Konferencës

Sonte në Podgoricë shkruajtëm historinë, falë fitores 4:3 ndaj Buduçnostit nga Mali i Zi, ndaj së cilës skuadër triumfuam në të dyja përballjet e vlefshme për turin e dytë eliminatorë të Ligës së Konferencës.

Kujtojmë në ndeshjen e parë në Ohër, Struga Trim Lum falë golit të shënuar nga Besart Ibraimi, shënoi fitore 1:0. Ibraimi shënoi edhe sonte në Podgoricë, aty ku një mbrëmje fantastike kishte Marjan Radeski, që e mbylli ndeshjen me “triplet”. Kështu, tashmë shohim veten në turin e tretë eliminatorë të Ligës së Konferencës, aty ku do të përballemi me skuadrën përfaqësuese nga Luksemburgu, Sëift Hesperange.

Këta të fundit sonte eliminuan ekipin e FC The Neës Saints nga Uellsi, falë fitores 3:2 në terren vendas, pasi ndeshja e parë në tokën uellsiane ishte mbyllur me shifrat 1:1.

Ndeshjen e parë ndaj Hesperange do ta zhvillojmë në Ohër me datë 10 gusht, ndërsa atë kthyese një javë më vonë në Luksemburg.