INTERVISTË, Ziba flet për ndeshjen me AP Brera dhe debutimin e tij

Erand Ziba, i cili na u bashkua fillimin e këtij viti, debutimin me fanellën e ekipi të parë të Struga Trim Lum e bëri me 4 maj, një ditë pa mbushur 18 vjet e 3 muaj. Ai debutoi kundër Shkëndijës, duke luajtur për gjatë 90 minutave…

www.fcstruga.com

Një debutim pozitiv bëri futbollisti Erand Ziba 4 majin e këtij muaji, kur nga ana e trajnerit Ilço Gjorgjioski morri besimin për të luajtur që nga minuta e parë në ndeshjen ndaj Shkëndijës. Bëhet fjalë për një futbollistë të ri në moshë, i cili skuadrës së Struga Trim Lum iu bashkua 10 shkurtin e këtij viti, kur vetëm sa kishte mbushur të 18-tat.

Ziba, luan si qendërmbrojtës, ndërsa CV-ja e tij si lojtar, bënë që të shpresojmë tek ky futbollistë, që dikur kishte qenë pjesë e Akademisë së FFM-së.

Më pastaj i njëjti për dy vite kishte luajtur me të rinjët e Shkëndijës, ku me ekipin e kadetëve të rinjë ishte shpallur kampion, për të fituar më pas edhe Kupën e Maqedonisë me këtë gjenerartë, ndërkohë vitin e ardhshëm, si pjesë e U18 të Shkëndijës, ai kishte luajtur në finalen e madhe të Kupës.

Para se ti bashkohej skuadrës tonë, ai për një gjysëmsezoni luajti edhe me Voska Sport, ndërsa ëndërrat e tij me fanellën e Struga Trim Lum, janë shumë të mëdha, ndaj dhe nuk ka menduar dy herë kur i është dhënë shansi për të veshur fanellën “bardhekuq”.

“Jam i lumtur që jam pjesë e Struga Trim Lum, skuadrës së qytetit ku kam lindur. Datën e 4 majit të vitit 2025 do ta mbajë mend gjatë kohë, pasi atë datë bëra debutimin me ekipin e parë të Struga Trim Lum. Pra ishte ndeshja ime e parë, edhe atë si titullarë ndaj një skuadre si Shkëndija, fanellën e së cilës skuadër e kisha veshur me grupmoshat e reja” – thotë Erand Ziba, i cili shpreson se në të ardhmen do të ketë më shumë hapësirë me ekipin dhe se do të dëshmojë cilësitë që posedon.

“Shpresoj që në të ardhmen të më jepet mundësia edhe më shumë në ndeshje zyrtare, për të përfituar atë përvojën e duhur, që do të më ndihmonte në ndërtimin e karrierës time” – vijoi Erand Ziba.

Futbollisti strugan foli edhe për ndeshjen e sotme që na pret në kampionat, kundër AP Brera. I njëjti shpreson të luaj sërish, mirëpo gjithnjë duke respektuar edhe vendimin e trajnerit.

“Pas atij debutimi të para një jave, shpresoj të luaj sërish me ekipin e Struga Trim Lum. Është kjo dëshira ime personale, por mendoj edhe e çdo futbollisti të ri. Megjitatë nuk vendosim neve, por vendos trajneri, ashtu që do respektojmë çdo vendim të trajnerit” – shprehet Ziba, që dha edhe një opinion të shkurtër rreth takimit me AP Brera.

“Një ndeshje e vështirë për ne, pasi do luajmë ndaj një skuadre që me çdo kusht kërkon mbijetesën. Pikërisht ndeshjet e këtilla në fund dalin shumë të paqarta, ndaj dhe mendoj se e tillë do të jetë edhe ndeshja e sotme kundër AP Brera” – përfundoi Ziba.