Bunjamin Shabani në këtë intervistë flet për pauzën, sezonin e deritanishëm, fitoren e madhe ndaj Shkëndijës, ndikimin e saj, ndeshjen e rradhës kundër #Sileksit si dhe dy ndeshjet tjera të këtij gjysëmsezoni, si dhe për rivalët e skuadrës së Struga Trim Lum në garën për titull, apo edhe për në garat eurpiane…
Pauza në kampionat…?
….“Kjo pauzë mund të them se erdhi në një moment shumë të mirë, erdhi pas fitoreve në kuadër të kupës dhe në kampionat. Atmosfera ishte shumë e mirë, ndërsa e gjithë kjo ndikoi që neve të punojmë maksimalisht për ndeshjet e mbetura të këtij viti”.
Sa jeni i kënaqur nga sezoni në përgjithësi…?
….“Normalisht se jemi të kënaqur. Kishim një fillim shumë të mirë, pastaj patëm një krizë të vogël që është normale për çdo skuadër, por më e rëndësishme është që përsëri jemi kthyer tek fitoret dhe shpresojmë të vazhdojmë me rezultate pozitive deri në fund të pjesës së parë të sezonit”.
Sa ndikoi fitorja e madhe ndaj Shkëndijës…?
….“Fitorja ndaj Shkëndijës ishte shumë me rëndësi edhe në aspektin e pikëve, por edhe në atë psikologjik, sepse mund të them se pas asaj fitore është rikthyer vetëbesimi te skuadra dhe besoj se e njëjta do na shërbejë në vazhdimësi të kampionatit”.
3 ndeshje deri në fund të stinorit vjeshtorë…?
….“Për ne çdo ndeshje e rradhës është me rëndësi të madhe. Do i marrim ndeshjet një nga një, jemi të përgatitur maksimalisht dhe besoj që do marrim maksimumin e këtyre ndeshjeve”.
Të shtunën kundër Sileksit…?
….“Për ne një ndeshje shumë e rëndësishme, me një skuadër që posedon kualitet, por neve si skuadër kemi llogaritë tona, kemi punuar për këtë ndeshje dhe mund të premtoj se do bëjmë maksimumin që të marrim më të mirën nga kjo ndeshje, që don të thotë, fitoren”.
Rivalët e Struga Trim Lum…?
….“Është gjysma e sezonit, ka edhe shumë ndeshje deri në fund, por besoj që në gare për titull bashkë me neve janë edhe Shkëndija dhe FC Shkupi”.