INTERVISTË, Kehinde flet para derbit me Shkëndijën

Të dielën do të takohemi me Shkëndijën në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në Ligën e Parë. Do të jetë kjo hera e katërt që do të takohemi vetëm brenda vitit 2025…

www.fcstruga.com

Shkëndija është skuadra e tij e preferuar, kur janë në pyetje golat e shënuar. Në 5 ndeshje, Lanre Kehinde kundër “kuqezinjëve” ka realizuar 4 gola, përfshirë këtu edhe ato me fanellën e ish skuadrës së tij, Gostivarit.

Ai nesër pritet të jetë në kombinim, ndërsa duke pasur parasysh rëndësinë e pikëve për të dyja skuadrat, thotë se nuk do ta ketë aq të lehtë.  

Përgatitjet…

“Jemi përgatitur që nga fillimi i kësaj jave për këtë ndeshje derbi. E dim që nuk do të jetë një ndeshje e lehtë për të dyja skuadrat, sepse të dyjave na nevojiten 3 pikët.”

Golat ndaj Shkëndijës…

“Epo… po, gjithmonë kam shënuar kundër tyre që kur kam ardhur në Maqedoninë e Veriut, por siç thashë edhe më parë, nuk do të jetë një ndeshje e lehtë. Jam plotësisht i përgatitur për ndeshjen, si unë ashtu edhe shokët e skuadrës. Fat të dyja ekipeve, fat të mbarë në ndeshje dhe shpresoj që ekipi më i mirë të fitojë.”

Trofeu i Kupës….

“Kam besim te skuadra, padyshim që do ta sjellim kupën në shtëpi, në Strugë. Shpresoj që ndeshja të jetë e ndershme, në mënyrë që të fitojë skuadra më e mirë.”

Statistikat e Kehinde këtë edicion…

Lanre Kehinde po luan sezonin e parë me fanellën e skuadrës tonë, ndërsa i njëjti aktualisht rezulton të jetë edhe golashënuesi më i mirë i Struga Trim Lum. Ai në gjithsej 23 ndeshje kampionale, ka realizuar 12 gola, ndërsa dy gola të tjerë ka realizuar edhe në kuadër të Kupës së Maqedonisë.

Nesër Kehinde, mund të regjistrojë një jubile të vogël, duke u paraqitur për herë të 30-të me fanellën e Struga Trim Lum, në të gjitha garat brenda këtij edicioni.