Menjëherë pas ndeshjes, opinionin e tij e dha trajneri Ilço Gjorigjioski, i cili sot për herë të tretë drejtoi ekipin tonë…
Pas fitores 1:0 ndaj Voska Sport, trajneri Ilço Gjorgjioski foli për ndeshjen, duke dhënë opinionin e tij. Ai foli për vetë ndeshjen, 3 pikët e fituara si dhe garën për titull.
Më poshtë kemi intervistën e plotë:
| Intervistë: Ilço Gjorgjioski
Ashtu edhe siç pretenduam, ndeshja ndaj Voska Sport në fund doli të jetë shumë e vështirë, por megjithatë arritëm të merrnim tre pikët, të cilat në fund kurorëzuan edhe shpirtin tonë luftarak, si dhe dëshirën tonë për të fituar. Sa jeni i kënaqur me gjithë atë që u tregua në ndeshjen e sotme?
- “Fillimisht përgëzoj futbollistët për këmbënguljen e tyre, dëshirën që deri në minutën e fundit që ta fitojnë këtë ndeshje dhe në këtë aspekt jam shumë i kënaqur nga dëshira për të fituar në këtë ndeshje. Kishim dominim, kishim raste, megjithatë në fund më të rëndësishme janë 3 pikët dhe ato mbeten te ne, gjithçka tjetër harrohet. Në fund të fundit këto tre pikë shumë të rënda, me kundërshtarë të këtillë, kushtimisht thënë, ekipe të vogla, edhe pse kjo ishte një derbi e liqenit, d.m.th pikët janë shumë të vlefshme për ambiciet që i kemi.“
Goli erdhi nga bankina….a të kënaq ky fakt që edhe lojtarët me më pak minutazh mund të jenë të dobishëm dhe të shënojnë gola të rëndësishëm?
- “Unë ju kam thënë edhe më herët, unë besoj tek të gjithë futbollistët që janë pjesë e këtij formacioni. Kemi shumë futbollistë cilësor dhe të gjithë dëshmuan se janë në funksion të skuadrës, dëshmuan kualitetin e tyre këta futbollistë që u inkuadruan në lojë, bënë kthesën dhe na e sollën praktikisht fitoren, Jevtoski me goditjen dhe Maleski me finalizimin, edhe pse edhe Kehinde hyri mjaft mirë në këtë ndeshje dhe në këtë aspekt jam vërtetë shumë i kënaqur. Nëse vazhdojmë kështu, që të gjithë të jemi në funksion të skuadrës, pa dallim kush do të startojë, dhe kush do të inkuadrohet, ja sot doli se ata që u inkuadruan në lojë, janë futbollistë më të rëndësishëm për këtë ndeshje.”
Dy fitore radhazi, a do të thotë kjo se jemi në rrugën e duhur?
- “Shihni, me siguri se me qasjen që e kishim në këto dy ndeshje të fundit besoj se në çdo ndeshje do të shkojmë për fitore.“
