IFFHS renditja, Struga Trim Lum skuadra më e mirë nga Maqedonia

Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS) së fundmi ka publikuar renditjen me skuadrat më të mira deri më datë 30 shtator.

Kësaj renditje i prinë Mançester Siti me 304 pikë, duke lënë pas vetes Real Madridin që ka 291 pikë dhe Interin në pozitën e tretë me 254 pikë.

Gëzon fakti se skuadra jonë, Struga Trim Lum në këtë renditje më të freskët pozicionohet në vendin e 251-të, duke figuruar si skuadra më mirë e renditur nga Maqedonia e Veriut.

Struga Trim Lum aktualisht këtë pozitë ndanë edhe me skuadrën e njohur arabe të Al Nassr, pjesë e së cilës është edhe Kristiano Ronaldo, ndërsa kemi lënë mbrapa nesh shumë emra të mëdhenj të skuadrave, si Fulham, Gremio, Getafe,  Valencia, Selta Vigo, Udineze, e kështu me rradhë.

Në mesin e 400 skuadrave të ranguara, Shkëndija e Tetovës, figuron si skuadra e dytë më mirë e ranguar nga Maqedonia, duke u renditur në pozitën e 396-të, pozitë në të cilën ndodhet edhe Prishtina.