Historia jemi ne… Struga Trim Lum kampione e Maqedonisë

Ëndërra bëhet realitet. Struga Trim Lum shpallet kampione e Maqedonisë për herë të parë në histori, duke bërë realitet ëndërrën e shumë struganëve.

Qyteti ynë tashmë do të mburret me djelmoshat “bardhekuq”, të cilët që nga fillimi e deri në fund ishin më të mirët, dhe në fund me plotë meritë siguruam edhe titullin e parë kampion në historinë tonë vetëm 8-vjeçare.

Titullin e kampionit e siguruam dy xhiro para fundit të sezonit, kjo falë fitores 3:0 përballë Sileksit, por edhe disfatës së Shkëndijës në Çair përballë FC Shkupit.

I zakonshmi Besart Ibraimi shënoi golin e parë të takimit fundin e pjesës së parë, në të cilën rastet para portës së Bozhinovskit renditeshin sikur në shiritin filmik.

Pjesa e dytë nisi me një gol të hershëm nga Bunjamin Shabani, që doli të jetë i saktë nga pika e bardhë në minutën e 47-të, ndërsa i njëjti në minutën e 78-të shënoi edhe golin e dytë personal dhe të tretin për Struga Trim Lum, që në këtë mënyrë regjistroi një ndër fitoret më të ëmbëla që do të mbahet mend gjatë kohë dhe do të shkruhet me germa të arta.

Festa filloi menjëherë pas fërshëllimës së fundit të arbitrit kryesor, pavarësisht se në Çair ende nuk kishte përfunduar ndeshja midis dy rivalëve tanë për titull, FC Shkupit dhe Shkëndijës.

Si duket festa do të vazhdojë edhe në orët e mbrëmjes, atëherë kur Struga bëhet shumë më e bukur, tashmë edhe me skuadrën e saj kampione, STRUGA TRIM LUM…..

LPFMV – Java 31
Data 07.05.2023 | Stadiumi i qytetit – Strugë
Struga Trim Lum – Sileksi 3:0
B. Ibraimi 42’
B. Shabani 47’, 78’
Formacioni i skuadrës
XI startuese: Kjoshevski; Neziri, Pere, Krivanjeva; Maliqi, Bojku, Koçoski, Merxhani; Muharemi, Ibraimi, Shabani
Banka rezervë: Mirseloski, Jahja, Tairi, Radeski, Jusufi, Kasami, Pengu, Hogan, Maleski, Kaba, Radiç
Struga Trim Lum – Sileksi
Momentet më interesante të takimit
Minuta 1, arbitri jep shenjë për fillimin e takimit
Minuta 12, Muharemi depërtoi në zonën kundërshtare, topi arriti deri te Besart Ibraimi, i cili godet vetëm mbi portë
Minuta 23, super aksion i tanëve, Bunjamin Shabani pason për Zija Merxhanin në zonën kundërshtare, i cili mjaft mirë gjen sulmuesin Ibraimi, goditja e të cilit ndalet nga portieri Bozhinovski, që më pas në vijim të aksionit, topi të arrijë deri te Suhel Muharemi, mirëpo goditja e tij nga afërsia devijohet në rivënie nga këndi
Minuta 24, pas rivënie nga këndi Mexhit Neziri tenton të shënojë me kokë, mirëpo pa sukses
Minuta 32, Besart Ibraimi nga brendia e zonës rikthen topin jashtë saj deri te Besmir Bojku, i cili godet me të majtën e tij, por vetëm disa centimetra jashtë kuadrantit
Minuta 34, goditje e fuqishme volej e Ibraimit me të djathtën e tij nga jashtë zonës, mirëpo vetëm mbi portë
Minuta 36, Bojku brenda zonës gjeti Besart Ibraimin, i cili me kokë pason për Suhel Muharemin, mirëpo goditja e tij nga afërsia nuk ishte i saktë
Minuta 40, super aksion i tanëve, Merxhani pasoi brenda zonës për Koçoskin, mirëpo goditja e tij devijohet në rivënie nga këndi nga portiere Bozhinovski
Minuta 41, Koçoski nga e majta harkon brenda zonës për Besmir Bojkun, i cili goditi me kokë, mirëpo vetëm jashtë kuadrantit
GOOOOOOL
Minuta 42, super aksion i Struga Trim Lum, topi arrinë deri te Ibraimi në zonën kundërshtare, dhe bomberi ynë nuk fal, me të majtën e tij shënon për 1:0
 
 __________________________________
Pjesa e dytë
Minuta 45, starton pjesa e dytë
GOOOOOOL
Minuta 47, përfitojmë penalti, të cilën në gol e shndërroi kapiteni Bunjamin Shabani
Minuta 53, dëmtohet Zija Merxhani, vendin e tij e merr Flamur Tairi
Minuta 59, rast i mirë për Tairin, por goditja e tij devijohet në rivënie nga këndi
Minuta 60, Hogan futet në vend të Edis Maliqit, derisa Abdylhadi Jahja zë vendin e Besart Ibraimit
Minuta 68, Jusuf Kaba zëvendëson Besmir Bojkun
GOOOOOOOL
Minuta 78, aksion i mirë në zonën kundërshtare, që kurorëzohet me golin e dytë personal të Bunjamin Shabanit në këtë ndeshje, Struga Trim Lum-Sileksi 3-0.
Minuta 90, arbitri tregon fundin dhe festa shpërthen, JEMI KAMPION….