Fakte interesante për ndeshjen ndaj Tikveshit

Ndeshja e së dielës ndaj Tikveshit në Kavadar do të jetë gjithsej e 5-ta ndak këtij kundërshtari dhe e treta që do e zhvillojmë si mysafir. Një fitore për ne dhe një për Tikveshin, si dhe dy barazime është epilogu i deritanishëm mes nesh. Sa u përket ndeshjeve në transfertë, deri më tani kemi arritur një barazim 1:1 dhe një disfatë 2:0.

Asnjë nga futbollistët aktual që kemi në skuadër nuk ka arritur të shënojë ndaj Tikveshit. 3 golat e deritanishëm mbajnë firmën e dy ish lojtarëve tanë, Darko Ilieski dhe Emir Skenderi, derisa një gol tjetër është realizuar nga Varelovski i Tikveshit.

Ndeshjen e së dielës në Kavadar kundër Tikveshit do ta referojë Aleksandar Grujoski. Gjatë këtij sezoni i njëjti ka ndarë drejtësinë në gjithsej 11 ndeshje, derisa ekipi të Struga Trim Lum i ka referuar në 3 ndeshje, në të cilat skuadra jonë ka dalë si fituese. Me Grujoskin në krye, Struga Trim Lum mundi Rabotnickin (2:1) si vendas dhe Akademia Pandevin (0:3) dhe Sileksin (1:2)  si mysafir. Megjithatë vlen të theksohet se Grujoski këtë edicion i ka sjellë fat edhe kundërshtarit tonë, Tikveshit, skuadër kjo që gjithashtu në 3 ndeshje ka arritur po aq fitore, duke mundur Pobedën (0:1) në transfertë dhe dy skuadrat shkupjane FC Shkupin (3:1) dhe Rabotnickin (3:0) si vendas.

Në përgjithësi Aleksandar Grujoski na ka referuar në gjithsej 8 ndeshje, në të cilat kemi regjistruar 4 fitore, 1 barazim dhe 3 disfata. Në anën tjetër Tikveshit i ka referuar në vetëm 4 ndeshje, në të cilat skuadra nga Kavadari ka marrë 3 fitore dhe 1 disfatë.

Besart Ibraimi pikërisht me fanellën e Struga Trim Lum ka arritur që të shënojë gol ndaj Tikveshit. Atë që nuk e kishte bërë me Shkëndijën 8 gushtin e vitit 2021, bomberi kërçovarë e bëri në ndeshjen e 17 shtatorit të vitit që lamë pas, kur kishte paralajmëruar atë fitore 2:0 të Struga Trim Lum. Pikërisht kjo fitore, në të cilën kishte kontribuar edh eish futbollisti Darko Ilieski, rezulton të jetë e vetmja e skuadrës tonë përballë Tikveshit.