Ekspedita e Struga Trim Lum sot në mesditë u nis drejt Podgoricës

Ekipi sot në mesditë u nis për në Podgoricë të Malit të Zi, aty ku të martën do të zhvillojmë ndeshjen e kthimit kundër Buduçnost, e vlefshme për turin e dytë eliminatorë të Ligës së Konferencës.

Nisja u bë nga Struga, ndërsa arritja e ekspeditës “kuqebardhë” në qytetin malazez pritet të ndodh në orët e mbrëmjes.

Po mbrëmjen e së hënës, saktë në ora 21:00 skuadra do të zbres në fushë për të kryer stërvitjen e vetme zyrtare në stadiumin e Podgoricës, derisa me fillim në ora 20:30 para gazetarëve në Konferencën e zakonshme për shtyp do të dalë trajneri Shpëtim Duro.

Ndeshja midis Buduçnostit dhe Struga Trim Lum do të luhet të martën me fillim në ora 21:00, ndërsa ekipi në Strugë do të rikthehet të mërkurën.