Struga Trim Lum për herë të dytë në histori do të luaj në një ndeshje finale të Kupës. Vardari do të jetë kundërshtari ynë të mërkurën e 21 majit në Shkup në arenën “Todor Proeski”. Biletat tashmë kanë dalë në shitje…
Të mërkurën e 21 majit Struga Trim Lum do të luaj finalen e saj të dytë në histori, pas asaj të vitit 2023. Edhe këtë rradhë do të luajmë ndaj një skuadre shkupjane, këtë herë ndaj Vardarit.
Kjo ndeshje pritet me shumë interesim, ndërsa prej sot të gjithë të interesuarit do të mund të pajisen edhe me një biletë.
Shitja e biletave do të bëhet përmes platformës së FFM-së, eticket.ffm.mk.
Çmimet janë simbolike për një ndeshje finale.
Për një biletë në tribunën jugore dhe veriore, çmimi është 100 denar, ndërsa 50 denarë do të kushtojë një biletë për në tribunën Perëndimore, aty ku pritet të jenë të vendosur tifozët e skuadrës kundërshtare.
Ndeshja Struga Trim Lum – Vardari luhet të mërkurën e 21 majit me fillim në ora 19:00 në arenën “Todor Proeski”.