Struga Trim Lum stinorin pranveror e nisi me barazim 1:1 në transfertën në Kavadar ndaj Tikveshit, skuadër kjo që na ndëshkoi në fundin e pjesës së parë, në të cilën skuadra jonë nuk arriiti të vijë në shprehje.
E njëjta nuk prodhoi thuajse asnjë rast konkret para të dyja portave, me përjashtim të golit të shënuar nga Aleksandar Mishov në minutën e 43-të.
Megjithatë gjithçka ndryshoi në pjesën e dytë, në të cilën skuadra jonë krijonte raste dhe diktonte tempo.
I pari që u kanos në këtë pjesë ishte Besart Ibraimi, i cili në minutën e 55-të tentoi me një gjysmë roveshatë nga mbrapa, mirëpo në vendin e duhur ishte portieri vendas.
Bomber kërçovarë tentoi edhe në minutën e 70-të, këtë herë me një goditje nga jashtë zonës, mirëpo edhe njëherë tjetër me një intervenim bravuroz Davkov nuk lejoi barazimin e rezultatit.
Davkov doli në skenë edhe në minutën e 76-të, pas goditjes së Bunjamin Shabanit nga distanca, kur devijoi topin në rivënie nga këndi.
Në minutën e 80-të Besmir Bojku lëshoi një predhë të vërtetë nga rreth 25 metra, mirëpo vetëm mbi portë.
Pas gjithë këtyre rasteve të humbura, më në fund fati na buzëqeshi në minutën e 87-të, kur Valentin Koçoski ekzekutoi një goditje perfekte nga gjuajtja e lirë, duke barazuar shifrat në 1:1.
Edhe pas këtij goli Struga Trim Lum tentoi, mirëpo edhe përkundër dy tentativave të Besart Ibraimit në minutën e 93-të dhe dy goditjeve nga këndi të ekzekutuara në minutat shtesë, rezultati mbeti i pandryshuar.
Me këtë barazim, Struga Trim Lum vazhon të qëndrojë në pozitën e parë, tashmë me 38 pikë, vetëm një më shumë se FC Shkupi, që në derbin e javës mundi Shkëndijën.
Javën e ardhshme në terren vendas do të mirëpresim Makedonija GJ.P.
Formacioni i Struga Trim Lum: |
Formacioni i parë: V. Qoshevski, M. Neziri – S. Radiç – B. Krivanjeva; E. Maliqi – H. Ukpa – B. Bojku – Z.Merxhani; S. Muharemi – B. Ibraimi – B. Shabani |