Barazim 2:2 në derbin ndaj FC Shkupit

Struga Trim Lum ka barazuar 2:2 në ndeshjen derbi të xhiros së 20-të kundër FC Shkupit. Edhe përkundër faktit se dy herë ishim më avantazh, në fund duheshe të kënaqeshim me një barazim. Vlen të theksohet gjithashtu se Ibraimi, në fazën e hershme të pjesës së parë, humbi penalti…

Të pranishmit në stadiumin e qytetit në Strugë, ishin dëshmitarë të një super dueli midis Struga Trim Lum dhe FC Shkupit, që në fund arsyetoi edhe epitetin e ndeshjes derbi të xhiros së 20-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë së Veriut.

Pjesa e parë ishte totalisht e dominuar nga skuadra jonë, duke hasur në një skuadër mysafire që më shumë mendonte për mbrojtjen, se sa për sulmin. Ndoshta i frikësoi edhe minuta e tretë, kur neve përfituam penalti, mirëpo që për fat të keq, Besart Ibraimi, nuk arriti që ta shndërrojë në gol.

Skuadra e Shpëtim Duros vazhdoi ti vinte në presion mysafirët edhe në vazhdim të takimit, por nuk ishte në gjendje të shfrytëzonte rastet e Bekim Kamberit dhe Marjan Radeskit pak para fundit të pjesës së parë.
Përpjekjet e futbollistëve të Struga Trim Lum nuk dhanë rezultatin edhe në minutat e mbetura të pjesës së parë, duke mos regjistruar ndonjë rast shënimi para portës kundërshtare, ashtu që skuadrat në pushim shkuan me rezultatin e fillimit.


Pjesa e dytë rezultoi të jetë shumë më efikase dhe me më shumë raste, ku sërish neve ishim ata që diktonim tempo, mirëpo dy gabime në pjesën mbrojtëse na kushtuan me dy gola në rrjetën tonë.

Struga Trim Lum përfundimisht kaloi në epërsi në minutën e 54-të përmes kapitenit Bunjamin Shabani, i cili mjaft mirë u asistua nga ana e Besart Ibraimit në shtyllën e parë, para portierit Iljazi, duke e mposhtur atë për herë të parë në këtë ndeshje.

Ekipi ynë vazhdoi të shtyjë përpara në përpjekje për të zgjeruar avantazhin, derisa shumë pak mungonte që në minutën e 57-të, Toshevski të na bënte nder, duke dërguar topin në rrjetën e Iljazit.

Në ato momente tentoi edhe Neziri dhe Ibraimi, pas ekzekutimit të rivënjes nga këndi, mirëpo në fund sulmuesi ynë u ndëshkua me të verdhë për simulim në zonën e rreptësisë, pas një dueli që pati me portierin kundërshtarë.

Ndërkohë një pakujdesi para zonës së 16-të metërshit, na ndëshkoi në minutën e 66-të, kur Gronner shënoi për barazim të rezultatit.

Megjithatë gëzimi i mysafirëve nuk zgjati shumë, pasi vetëm dy minuta më vonë, Besart Ibraimi sërish u shfaq i rrezikshëm para portës kundërshtare, duke luajtur rolin e asistuesit, këtë herë për Marjan Radeskin, që në ato momente kaloi për herë të dytë në epërsi ekipin e Struga Trim Lum.

Edhe goli i dytë i shënuar nga ana e kundërshtarit, erdhi pas një reagimi të dobët në pjesën difezinve, aty ku këtë herë u shfaq mbrojtësi Marjan Radeski, i cili në tentativë për të pastruar rrezikun brenda zonës, devijoi topin vetëm deri te Ruatubaje, i cili me një goditje nga distanca barazoi shifrat në 2:2.

E gjithë kjo ndodhi në minutën e 74-të, ndërsa deri në fund të takimit ishte vetëm skuadra jonë që kërkonte në vazhdimësi golin, mirëpo që mungoi.

Rastin më të mirë në çerekun e fundit të takimit, e pati mbrojtësi Sava Radiç, kur me kokë goditi mjaft mirë në drejtim të portës kundërshtare, mirëpo traverza në këtë rast ishte aleate e Artan Iljazit, por edhe FC Shkupit, që nga Struga largohet me një pikë.

_____________________________________________________________________________________________________

FC STRUGA TRIM LUM – FC SHKUPI 2:2

Stadiumi i qytetit: Strugë

Shikues: 2000

Autorë të golave:
FC Struga Trim Lum: B. Shabani (54′), M. Radeski (68′)
FC Shkupi: (E. Gronner 66′), A. Ruatubaje (74′)

________________________________________________________________________________________________________________

Arbitër kryesor: Dimitar Pileshkov

Kartonë të verdhë:
FC Struga Trim Lum: B. Ibraimi, H. Georgievski, B. Bojku
FC Shkupi: A.Iljazi, A. Diene, Dudu, E. Gronner

_____________________________________________________________________________________________________

FORMACIONET:

Struga Trim Lum:

V. Qoshevski, M. Neziri, S.Radiç, B. Krivanjeva, V. Zguro, B. Bojku, B. Kamberi (H. Georgievski), B. Shabani, B. Compaore (N. Vlajkoviç), M. Radeski, B. Ibraimi (M.Mazrekaj)
Trajner: Shpëtim DURO

FC Shkupi:

A. Iljazi, M. Mlladenovski, K. Toshevski, A. Ruatubaje, B. Sheji (K. Ackovski), H. Ramani, D. Sampaio (A. Adem), A. Diene, K. Trapanovski (D. Ilieski), A. Vosha (Edmundson J.S), E. Gronner (Xh. Ibishi)
Trajner: Mlladen Zhizhoviç