Struga Trim Lum mundi ekipin përfaqësues të Maqedonisë U19 me shifrat 3:0 në ndeshjen që u zhvillua sot në stadiumin e qytetit në Strugë….
Pauzën në kampionat gjatë ditës së sotme e kemi shfrytëzuar për të zhvilluar një ndeshje miqësore kundër përfaqësueses U19 të Maqedonisë, që aktualisht ndodhet në një kamp stërvitorë në Kërçovë.
Në këtë ndeshje trajneri Qatip Osmani ju dha mundësinë edhe disa prej futbollistëve të rinj, siç janë mbrojtësi Ferat, mesfushori Kaba, por edhe atyre që kanë më pak minuta në këmbët e tyre gjatë ndeshjeve kampionale, duke zbritur në fushë me dy formacione të ndryshme.
Futbollistët e inkuadruar gjatë pjesës së parë edhe përkundër dominimit të plotë në fund shënuan vetëm një gol, edhe atë me anë të kapitenit Ard Kasami.
Në pjesën e dytë shënuam edhe dy gola të tjerë që erdhën përmes aksioneve të rrjedhshme, gjë kjo që në fund la të kënaqur edhe trajnerin Osmani.
Ishte japonezi Masaki Takahara që shënoi golin e dytë, derisa golin e tretë dhe të fundit në rrjetën e shpresave të futbollit vendor, e realizoi Marjan Radeski.
Këtij të fundit i mungon goli në ndeshjet zyrtare të këtij edicioni, mirëpo takimi i sotëm ishte një paralajmërim i bukur, me shpresë se i njëjti në ndeshjen e ardhshme kampionale do të ndërpresë agjërimin e golit.
Kujtojmë, në kuadër të javës së 5-të, do të luajmë në transfertë kundër Pelisterit.
________________________________________________________________________________________________________________
MIQËSORE | STRUGA TRIM LUM – MAQEDONIA U19 3:0
Autorë të golave: A. Kasami, M. Takahara, M. Radeski
Stadiumi i qytetit: Strugë
STRUGA TRIM LUM:
Pjesa e parë: H. Stevkovski, N. Vlajkoviç, F. Sela, A. Ristevski, A. Kasami, F. Tahiri, S. Spirovski, H. Maleski, M. Takahara, A. Vosha, B. Compaore;
Pjesa e dytë: F. Dujmoviç, B. Ilievski, S. Radiç, B. Krivanjeva, S. Jevtoski, Sh. Zenku, H. Ukpa, M. Radeski, J. Kaba