KOMUNIKATË ZYRTARE | MARCO ANGELETTI

Angeletti skuadrës së Struga Trim Lum iu bashkua verën e vitit të kaluar…

Me marrëveshje të dyanshme, Struga Trim Lum dhe portieri italian, Marco Angeletti kanë mbyllur bashkëpunimin para kohe.

Gjatë sezonit të fundit, Angeletti rezultoi të jetë portieri më i suksesshëm i kampionatit, duke mbajtur portën e tij në 15 ndeshje të paprekur nga gjithsej 29 paraqitje në Ligën e Parë.

Ai ishte një ndër më të dalluarit e sezonit 2026/27, ku gjithsej regjistroi 31 paraqitje, përfshirë këtu edhe dy ndeshje në kuadër të Kupës.

Angeletti skuadrës së Struga Trim Lum iu bashkua verën e vitit të kaluar, kur erdhi nga skuadra e FC Europa nga Gjibraltari.

Struga Trim Lum e falënderon Angelettin për kontributin e dhënë dhe i uron shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij.