Struga Trim Lum Lum sot me fillim në ora 17:30 në stadiumin e qytetit në Ohër do të përballet me KF Arsimin…
Në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik, Struga Trim Lum gjatë ditës së sotme në Ohër do të zhvillojë edhe ndeshjen e tretë kontrolluese.
Kundërshtarë i yni këtë herë do të jetë ekipi i KF Arsimit nga Çegrani. Kundërshtari ynë vitin e kaluar shkroi historinë, kur për herë të parë u inkuadrua në mesin e më të mirëve në futbollin vendor, e ku i’a doli të mbijetojë, duke u renditur në pozitën e 6-të.
Edhe këtë edicion ata do të udhëhiqen nga trajneri Vildan Saliu, i cili testin e parë të skuadrës e pati disa ditë më parë, kur luajti ndaj Shkëndijës së Haraçinës.

Ndërkohë sa i përket skuadrës tonë, testi i sotëm do të jetë i treti në këtë fazë përgatitore, pas atyre dy ndeshjeve kundër Dinamo City nga Shqipëria.
Trajneri Bledi Shkëmbi për dallim nga ato dy ndeshje, sot kundër Arsimit mund të provoj për herë të parë edhe tre përforcimet e fundit, portierin Andrej Jovçevski, mbrojtësin Egzon Belica dhe sulmuesin Hammond Agamah.
Ata janë stërvitur tashmë me skuadrën, ndërsa mbetet të shihet nëse trajneri që sot do të ju jap minutat e para në terren me fanellën e Struga Trim Lum.


















