Sulmuesi francez, me origjinë ganeze, Hammond Agamah, është futbollisti i rradhës që i bashkohet Struga Trim Lum…
Hammond Agamah është përforcimi më i ri i Struga Trim Lum, që pritet të përforcojë linjën sulmuese të ekipit. Ai vjen nga Franca, teksa edicionin e kaluar ishte pjesë e skuadrës së FC Chauray.
Agamah ka lindur me 07 shkurt të vitit 1997 dhe pas vetes ka shumë përvojë në futbollin francez, e ku në përgjithësi ka luajtur në ligat më të ulëta, mirëpo gjithnjë duke spikatur me golat e tij.
Në 114 ndeshje, Hammond Agamah numëron 51 gola, pjesën më të madhe me FC Challans, për të cilën skuadër në 25 ndeshje kishte realizuar 17 gola, ndërsa mjaft mirë kishte bërë edhe me skuadrat, si: FC Montceau Bourgogne, duke regjistruar 13 gola në 26 ndeshje dhe me skuadrën e Aviron Bayonnais, për të cilën në 24 ndeshje kishte regjistruar 14 gola.
Me skuadrën e tij të fundit, FC Chauray, Agamah në 17 ndeshje kishte shënuar 6 gola. Vlen të theksohet se i njëjti në sezonin 2024/25, si pjesë e skuadrës së FC Challans, me 17 golat e realizuar ishte shpallur golashënuesi më i mirë i sezonit në Championnat National 2 – Groupe B.
Te Struga Trim Lum vjen me të njëjtin qëllim, realizimin e golave dhe për të na bindur me aftësitë e tij sulmuese.

Në këtë mënyrë Drejtori ynë sportiv, Besart Isaku ka mbyllur me sukses një faqe të rëndësishme në këtë dritare transferimesh, duke ditur se sa përpjekje dhe argumente iu deshën në mënyrë që sulmuesi francez të pranojë që për herë të parë në karrierë të luaj jashtë vendlindjes së tij.
Nuk ishte as e lehtë dhe as e thjeshtë, por kënaqësia me atë që u arrit është edhe më e madhe dhe neve si klub i urojmë mirëseardhje sulmuesit Hammond Agamah, me shpresë se së bashku do të ju gëzohemi golave të tij, që do të ishin të dobishëm edhe për skuadrën e Struga Trim Lum.


















