LPFMV, Java 25 | STRUGA TRIM LUM – RABOTNIÇKI 1:2

Disfatë 2:1 kundër Rabotniçkit në Strugë, që ishte e para pas 4 fitoreve të njëpasnjëshme ndaj këtij kundërshtari…

Struga Trim Lum pësoi disfatë 2:1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Ligën e Parë. Në këtë mënyrë i erdhi fundi serisë prej 6 ndeshjeve pa disfatë, e që tre të fundit ishin fitore pa asnjë gol të pranuar.

Fillimi i takimit nuk paralajmëroi një fund të tillë, pasi Marjan Radeski dhe Memetriza Hamza, ishin shumë pranë golit të avantazhit, mirëpo që fati nuk ishte në anën e tyre.

Në anën tjetër, Rabotniçki përmes një gjysmërasti arriti të shënojë dhe të na ndëshkojë pas 14 minutave lojë.

Jovan Popzlatanov, në tentativë për të harkuar, befasoi portierin tonë Angeletti, që nuk e kishte mbyllur mirë këndin e krahut të tij të majtë të portës.

Ky gol i papritur bëri që skuadra të mendoj më shumë tek goli kundërshtarë. Dhe realisht ashtu ndodhi, pasi pjesa e parë në tërësi foli për skuadrën tonë, mirëpo sërish goli mungoi.

Memetriza Hamza, që së fundmi me përfaqësuesen shpresa të vendit tonë u paraqit në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian kundër Italisë dhe Armenisë, tentoi në dy rast për të sjellë barazpeshë të rezultatit, mirëpo i njëjti nuk i’a arriti qëllimit, edhe pse në minutën e 28-të ishte shumë pranë golit të 5-të sezonal.

Rastin më të mirë për të barazuar shifrat gjatë pjesës së parë, e pati Arbi Vosha, i cili në minutën e 33-të mjaft mirë depërtoi nga krahu i djathtë, mirëpo shtylla i mohoi golin. Vetëm një minutë para fundit të pjesës së parë, një super aksion tjetër që erdhi nga krahu i majtë, me Hamzën që gjeti në shtyllën e dytë Radeskin, derisa ky i fundit me kokë gjeti aty pranë golit Maleskin, i cili goditi në mënyrë akrobatike, mirëpo Ondoa edhe njëherë tjetër ishte në  vendin e duhur.

Pjesa e dytë, bazuar edhe në disavantazhin që kishim nisi shumë mbarë për skuadrën tonë, që barazoi shifrat vetëm pas 4 minutave lojë në këtë pjesë.

Ishte Memetriza Hamza që sërish shfaqej i rrezikshëm nga krahu i majtë, këtë herë duke përfituar një penalti, të cilën në gol e shndërroi Hristijan Maleski, duke shënuar golin numër 12-të këtë edicion.

Stefan Jevtoski në minutën e 52-të bëri gjithçka mirë në zonën kundërshtare, mirëpo e majta e tij u ndal nga portieri kundërshtarë, Ondoa.

Nuk vonoi shumë dhe tre minuta më vonë, Hristijan Maleski doli i vetmuar para portierit kundërshtarë, që këtë herë doli fitues përballë sulmuesit tonë, i cili megjithatë ndodhej në pozitë jashtëloje.

Maleski u shfaq i rrezikshëm në zonën kundërshtare edhe në minutën e 62-të kur tentoi me kokë për të shënuar golin e dytë personal pas harkimit të Micit.

Maleski së bashku me Radeskin sërish prishën rehatinë e mbrojtjes mysafire në minutën e 65-të, mirëpo as njëri, e as tjetri nuk arritën të shënojnë.

Kësaj dyshe nga minuta e 76-të në sulm iu bashkua edhe golashënuesi më i mirë i kampionatit, Bassirou Compaore, megjithatë rastin më të mirë për të shënuar deri në fund të takimit, e pati Besmir Bojku, i cili në minutën e 78-të lëshoi një mundësi të artë për të përmbysur rezultatin.

Dhe kur nuk shënon, pason ndëshkimi, që erdhi në minutën e 85-të, kur mysafirët pas një kundërsulmi, arritën që me anë të Ariton Mehmedit, të shënojnë edhe golin e dytë, që në fund u mjaftoi për fitore 2:1.

FUNDI I SERISË PREJ 6 NDESHJE PA DISFATË

Disfata e sotme ishte e para pas 6 ndeshjeve pa disfatë në ndeshjet kampionale. Për herë të fundit ishim mundur po në Strugë, nga Sileksi me shifrat 3:2.

Ndryshe, ishte kjo disfata e parë pas 4 fitoreve të njëpasnjëshme ndaj Rabotniçkit, skuadër kjo që sot regjistroi fitoren e dytë në stadiumin e Strugës nga gjithsej 3 fitore ndaj nesh. Ndryshe, takimi i sotëm ishte i 21-të në kuadër të ndeshjeve kampionale, ku gjithashtu numërojmë 13 fitore dhe 5 barazime.

COMPAORE DHE MALESKI DY TOP GOLASHËNUESIT E LIGËS

Me golin e sotëm të shënuar ndaj Rabotniçkit, Hristijan Maleski ka arritur në shifrën e 12 golave të shënuar këtë edicion në Ligën e Parë, duke u barazuar me Roxher Mato të Vardarit. Duke pasur parasysh se ky i fundit nuk është më pjesë e kampionatit tonë, tashmë si klub mund të mburremi që kemi dy top goleadorët e ligës.

Compaore numëron 15 gola në pozitën e parë, derisa Maleski me 12 gola renditet menjëherë pas tij.

STRUGA TRIM LUM – RABOTNIÇKI 1:2

Autorë i golit: Hristijan Maleski 49’ pen.

Stadiumi i qytetit: Strugë

Shikues: 700

Arbitër kryesor: Vlatko Ilijoski

Kartonë të verdhë: K. Mazuluksis

FORMACIONI:

M. Angeletti, K. Mazuluksis, G. Mici, P. Fall, A. Vosha (B. Compaore 76’), S. Jevtoski (A. Zendeli 89’), M. Hamza, B. Bojku, B. Shabani, H. Maleski, M. Radeski;

Trajner: Bledi Shkëmbi;