KOMUNIKATË ZYRTARE | Ristevski, Islami dhe Sela huazohen deri në fund të sezonit

Mbrojtësi Kire Ristevski, mesfushori Ferat Sela dhe sulmuesi Vebi Islami, në sezonin e ri nuk do jenë pjesë e Struga Trim Lum. Që të tre janë huazuar në klube të Ligës së Parë dhe të Dytë…

Struga Trim Lum njofton se treshja e futbollistëve, Kire Ristevski, Vebi Islami dhe Ferat Sela, në sezonin e ri nuk do të jenë pjesë e ekipit. Në konsultime me trajnerin, është vendosur që të tre këta futbollistë të huazohen për një periudhë të caktuar, me qëllim që të përfitojnë ato minuta të duhura, e që realisht ju kanë munguar te skuadra jonë.

Mbrojtësi, Kire Ristevski është huazuar te skuadra e Makedonija GJ.P, aty ku me siguri se do të ketë më shumë hapësira. Ristevski në marrëveshje me klubin shkupjan, është huazuar për një periudhë 6 mujore, ndërkohë sa i përket dyshes Islami-Sela, që të dy janë huazuar deri në fund të sezonit.

Vebi Islami, që skuadrës tonë iu bashkua shkurtin e këtij viti, duke arritur nga rradhët e Shkëndijës, deri në fund të sezonit do të tentojë të marrë minutazhin e plotë te skuadra e Kozhufit në Ligën e Dytë, ndërkohë Ferat Sela, prodhim i shkollës tonë, vetëm 19-vjeç, deri në fund të sezonit si i huazuar do të luaj me fanellën e Skopjes, skuadër kjo që gjithashtu garon në Ligën e Dytë.

Që të tre lojtarëve tanë, ju urojmë shumë suksese në aventurën e re me skuadrat e tyre të reja.