FC Struga TRIM LUM shkruan historinë, shpallemi kampion vjeshte

Me fitoren minimale 1:0 ndaj Akademia Pandev në ndeshjen e javës së 17-të, F.C. Struga TRIM & LUM ka arritur të shkruaj historinë, duke u shpallur kampion vjeshte për herë të parë që nga garimi në mesin e më të mirëve në futbollin vendor. Ashtu edhe sic pritej, ndeshja e sotme ndaj Akademia Pandev doli të jetë shumë e vështirë, kjo edhe për shkak kushteve që ofronte fusha, por edhe për rëndësinë e pikëve, që në fund mbetën në Strugë. Golin e vetëm dhe të fitores, F.C. Struga TRIM & LUM e realizoi në minutën e 69-të me anë të mbrojtësit Darko Ilieski. Besmir Bojku nga gjuajtja e lirë mjaft mirë harkoi në shtyllën e dytë, aty ku më së miri u gjind mbrojtësi ynë Ilieski, i cili me kokë shënoi për 1:0. Ky gol mjaftoi për 3 pikët e arta për skuadrën tonë, që thuajse gjatë gjithë takimit kishte dominim, mirëpo sic theksuam më lartë, fusha e vështirë, por edhe loja mbrojtëse e praktikuar nga skuadra mysafire vështirësonte punën e lojtarëve tanë, që megjithatë në fund arritën të shkrujanë historinë, të cilën do vazhdojmë ta shijojmë gjatë dimrit, me shpresë se në pranverë do e vulosim në mënyrën më të mirë. Pas 16 ndeshjeve të zhvilluara, Struga Trim Lum numëron 36 pikë, 5 më shumë se FC Shkupi i vendit të dytë, që në Kërcovë mundi Bregallnicën.