Futbollisti i talentuar shkupjan, Altin Aliji, i është bashkuar skuadrës tonë, duke nënshkruar një kontratë afatgjate…
Struga Trim Lum ka kënaqësinë të njoftojë angazhimin e futbollistit të talentuar 18-vjeçar, Altin Aliji. Edhe pse në moshë të re, i njëjti tashmë pas vetes ka eksperiencë edhe nga ndeshjet e Ligës së Parë, aty ku pritet sërish të jap kontributin e tij, këtë herë me fanellën e Struga Trim Lum.
Aliji, skuadrës së Struga Trim Lum i bashkohet nga rradhët e FC Ballkanit, te e cila skuadër ishte transferuar verën e vitit të kaluar nga rradhët e Makedonija GJ.P.
Pikërisht te skuadra nga Gjorçe Petrovi, Aliji kishte treguar potencialin e tij, duke debutuar me këtë skuadër që në moshë 16-vjeçare. Ai me ekipin e parë të skuadrës shkupjane kishte debutuar me datë 13 nëntor të vitit 2022, kur kishte mbushur saktë 16 vjet, 2 muaj e 19 ditë.

Që nga ai debutim, Altin Aliji me fanellën e Makedonija Gj.P zhvilloi plotë 32 ndeshje vetëm në kampionat, ku ka arritur të shënojë edhe dy gola.
Pikërisht, golat janë detyra e tij e re, tashmë me fanellën e Struga Trim Lum.
Duke besuar në aftësitë e tij realizuese, por edhe potencialin që posedon ky futbollistë, kemi vendosur që me Altinin të nënshkruajmë një kontratë afatgjate, në bazë të së cilës, ai te Struga Trim Lum do të qëndrojë deri në vitin 2029.
Altin, mirë se vjen në familjen e madhe të Struga Trim Lum, në qytetin e bukur të Strugës, aty ku ke shijuar edhe ditët e fëmijërisë tënde, duke qëndruar tek dajallarët.
