Një gol i shënuar që në fazën e hershme vendosi fatin e skuadrës tonë përballë gjigandëve rus të Rubin Kazan. Ishte kjo ndeshja e tretë kontrolluese e skuadrës tonë në kuadër të fazës kryesore të përgatitjeve në Antalia të Turqisë…
www.fcstruga.com__________________________________________________________________________________________
Në ndeshjen e tretë kontrolluese të zhvilluar sot në Belek të Turqisë, Struga Trim Lum pësoi disfatën e parë nga skuadra e njohur ruse e Rubin Kazan. 1:0 doli të jetë rezultati përfundimtarë i këtij takimi, të përcjellë me shi gjatë gjithë ndeshje, me një gol të shënuar që në minutën e parë.
Një kurth jo mirë i vendosur nga ana e mbrojtësve tanë në krahun e djathtë, u mundësoi futbollistëve të skuadrës ruse të shënojnë golin e epërsisë vetëm pas 22 sekondave lojë.
Gol i papritur, pas të cilit skuadra jonë arriti të vendos barazpeshë në minutat në vijim, madje duke tentuar edhe golin e barazimit. Shumë pranë për të bërë një gjë të tillë, ishte sulmuesi Lanre Kehinde, kur në minutën e 18-të doli i vetmuar para portierit kundërshtarë, mirëpo reagimi i tij ishte i dobët, pasi goditja nuk kishte fuqinë e duhur për të shtyrë topin në rrjetë.
Sulmuesi nigerian u shfaq i rrezikshëm edhe në aksionin tonë të rradhës, kur pas një harkimi në zonë të Pape Fall, goditi me kokë, mirëpo drejt në duart e portierit të Rubin Kazan, Staver.
Ky i fundit ishte me fat edhe në minutën e 42, kjo pasi goditja e Stevan Jevtoskit nga distanca përfundoi për disa centimetra sipër portës së tij.
Pjesën e dytë trajneri ynë Qatip Osmani, vendosi ta nis me dy ndryshime. Në vend të portierit Vedran Qoshevski, në lojë inkukadroi Hristijan Stevkovskin, ndërsa vendin e Stefan Jevtoskit, e zuri Besmir Bojku.
Me këto zëvendësime, nuk është se skuadra ndryshoi në fizionominë e lojës, pasi realisht trajneri Osmani vendosi lojtar të pozicioneve të njëjta, ndërsa në minutën e 65-të, pasuan edhe 6 zëvendësime të tjera, kur në lojë u inkuadruan, Ristevski, Maleski, Compaore, Spirovski, Hamza dhe Tairi.
Inkuadrimi i tyre në lojë nuk solli ndryshim të rezultatit, por solli një futboll më dinamik dhe më të shpejtë.
Ndryshe edhe në pjesën e dytë, më afër golit të barazimit, ishte Kehinde, kur vetëm pas dy minutave të kaluara tentoi me kokë, mirëpo pa arritur të shënojë.
Në fund disfatë minimale dhe e para e pësuar në Antalya të Turqisë, aty ku nesër skuadra do të ketë dy seanca stërvitore (në mëngjes në palestër dhe pasdite në fushë), derisa të hënën (27 janar) do të zhvillojmë edhe ndeshjen e katërt kontrolluese.
Kundërshtarë të rradhës do të kemi skuadrën FC Kyzhylzhar nga Kazakistani.
______________________________________________________________________________________________________________
#AntalyaCamp | #Miqësore
RUBIN KAZAN – STRUGA TRIM LUM 1:0
Ndeshja u zhvillua në “Calista Football Center”, – Belek
FORMACIONI STARTUES:
V. Qoshevski, B. Ilievski, A. Kasami, B. Krivanjeva, N. Vlajkoviç, P. Fall, S. Jevtoski, H. Ukpa, Sh. Zenku, B. Shabani, L. Kehinde;
Në lojë u inkuadruan, edhe: H. Stevkovski (46’), B. Bojku (46’), K. Ristevski (65’), H. Maleski (65’), B. Compaore (65’), S. Spirovski (65’), M. Hamza (65’), F. Tairi (65’),