AntalyaCamp, barazojmë përballë kazakëve të FC Kyzylzhar

Në ndeshjen e katërt kontrolluese në kuadër të përgatitjeve në Antalia të Turqisë, kemi regjistruar edhe barazimin e dytë pa gola. Sot në në “Miracle football complex” në Lara barazuam ndaj kazakëve të FC Kyzylzhar…

www.fcstruga.com__________________________________________________________________________________________

Edhe në ndeshjen e tretë nga gjithsej katër të zhvilluara në kuadër të fazës kryesore të përgatitjeve në Antalia të Turqisë, ekipi nuk shënon, ndërsa ky fakt ka shqetësuar edhe stafin tonë të trajnerëve.

Vetëm një gol në 4 ndeshje, është shumë pak për një skuadër që në pranverë do të duhet të pretendojë për më shumë gola dhe më shumë fitore.

“Duke parë rrjedhojën e këtyre 4 ndeshjeve që kemi zhvilluar deri më tani, ku kemi regjistruar një fitore, dy barazime dhe një disfatë dhe kemi një gol-averazh 1-1, neve detyrohemi që këtyre ditëve këtu në Antalia të Turqisë, të punojmë shumë më shumë në fazën e realizimit, me shpresë se do të përmirësohemi në këtë aspekt. Gjatë stinorit vjeshtorë na shqetësonin golat e pranuar, ndërsa tash po na shqetëson realizimi i golave, mirëpo besoj se do jemi në nivelin e duhur deri në fillimin e stinorit pranveror, ku besojmë se do të japim më të mirën” – u shpreh ndihmës trajneri, Bashkim Livoreka.

Ndryshe sot përballë ekipit kazak të FC Kyzylzhar, takimin e nisëm me këtë formacion.

Ndeshja doli të jetë shumë e luftuar nga të dyja palët, ndërsa bazuar në rastet e krijuara, fitorja mund të ishte e jona. Sava Radiç gjatë pjesës së parë kishte rastin më të mirë, kur goditi shtyllën, ndërsa gjatë pjesës së dytë ekipi krijoi raste disa raste shumë serioze, mirëpo sërish pa i’a dalur dot të shënojmë.

Lanre Kehinde dhe Bassirou Compaore vunë në mjaft vështirësi portierin e FC Kyzylzhar, i cili ishte me fat edhe pas tentativës së Nikola Vlajkoviç, i cili shumë pak mungonte që të shënonte një super gol nga një distancë prej 45 metrash.

Ekipi nesër do të pushoj, për të vijuar nga e mërkura me nga dy stërvitje në ditë, derisa me 31 janar do të zhvillojmë edhe ndeshjen e fundit kontrolluese kundër sllovakëve të MFK Z Michalovce.