Stefan Spirovski është emri më i ri që i bashkohet skuadrës tonë në prag të garave europiane. Përvoja e tij pritet të ndihmojë skuadrën pikërisht në këto ndeshje, por edhe në kampionat në sezonin e ri…
Stefan Spirovski është një emër i njohur për opinionin në vend, pasi i njëjti një kohë të gjatë mbronte ngjyrat e përfaqësueses së Maqedonisë, duke qenë madje edhe pjesë e Europianit të vitit 2020(1).
Ai me fanellën e përfaqësueses së vendit tonë numëron plotë 55 paraqitje, ndërsa te skuadra jonë vjen nga rradhët e skuadrës së Etnikos nga Qiproja.
Për herë të fundit në futbollin tonë vendor kishte luajtur nga viti 2015 deri verën e vitit 2017, duke mbrojtur ngjyrat e Vardarit, ndërkohë kishte luajtur gjithashtu edhe me Pelisterin dhe Rabotniçkin.

Eksperienca e tij e madhe në garat europiane, me siguri se do të jetë e mirëseardhur për skuadrën tonë, sidomos në vijën e fundit të mesfushës, aty ku i njëjti bënë punën më së miri, edhe pse mund të luaj edhe si mesfushor qendre.
Me Stefan Spirovskin, i cili gjatë karrierës së bujshme kishte provuar veten të luaj edhe në Serbi, Hungari, Ukrainë, Armeni, Qipro dhe Bullgari, kemi nënshkruar kontratë për dy vite.
Të gjithë nga tabori i Struga Trim Lum i urojmë mirëseardhje dhe rikthim në futbollin vendor, aty ku shpresojmë të përsërisim sukseset e viteve të fundit.
