Fituesi nga dueli midis FC The New Saints nga Uellsi dhe Svift Vesper nga Luksemburgu, do të jetë kundërshtari ynë në rrethin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Kështu vendosën goglat në shortin e hedhur sot në Nion të Zvicrës, aty ku u përcaktuan edhe çiftet tjera për këtë fazë.
FC The New Saints vite më parë kishte luajtur edhe ndaj Shkëndijës së Tetovës, ndërsa një dy luftim me këtë skuadër, apo eventualisht edhe me Svift Vesper nga Luksemburgu, do të siguronim vetëm në rast se fillimisht eliminojmë Buduçnostin e Malit të Zi në kuadër të rrethit të dytë eliminatorë.
Ndeshjen e parë të rrethit të tretë në kuadër të Ligës së Konferencës do ta zhvillojmë si vendas me datë 10 gusht, ndërsa atë kthyese me 17 gusht në tokën e kundërshtarit.