ZYRTARE, Kire Ristevski mbrojtësi i ri i Struga Trim Lum

Plotë 60 paraqitje me fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë dhe mbi 350 ndeshje zyrtare në karrierën e tij. Është ky mbrojtësi Kire Ristevski, i cili i bashkohet skuadrës tonë nga rradhët e skuadrës qipriote të Ethnikos…

Kire Ristevski është futbollisti më i ri që i bashkohet skuadrës tonë. Bëhet fjalë për një futbollistë me një bagazh të madh pas vetes, që numëron mbi 350 ndeshje zyrtare dhe plotë 60 paraqitje me fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë, për të cilën kishte debutuar 10 vite më parë.

Ristevski luan në qendër të mbrojtjes, ndërsa eksperienca e tij pa dyshim se do të shtojë konkurrencën në këtë vijë, e që realisht është shumë e madhe në skuadrën tonë.

Ristevski së fundmi ishte pjesë e skuadrës qipriote të Ethnikos, ku regjistroi plotë 31 paraqitje, 3 gola dhe 2 asistime.

Si profesionist kishte nisur të luaj me Pelisterin, skuadrën nga vendlindja e tij, derisa në Maqedoni kishte luajtur edhe me Rabotniçkin.

I njëjti kishte provuar të luaj edhe në Shqipëri, Bullgari, Qipro dhe Hungari, aty ku edhe kishte kaluar momentet më të mira të karrierës, si pjesë e dy skuadrave të njohura, Vashash dhe Ujpesht.

Me Kire Ristevskin kemi firmosur kontratë dy vjeçare, ndërsa i njëjti me fanellën e Struga Trim Lum u prezantua në shoqërim të Zv.Presidentit, Lum Qyra.

Kire, mirë se erdhe në familjen e kampionëve.