Dujmoviç vjen nga rradhët e skuadrës së njohur boshnjake të Zheljezniçar, ndërsa i njëjti gjithashtu kishte bërë edhe karrierë ndërkombëtare, duke luajtur në Turqi, Serbi dhe Rumani. Vlen të theksohet se ai ka qenë gjithashtu edhe pjesë e përfaqësueses U21 të Bosnje e Hercegovinës….
Përforcimin e skuadrës për sezonin e ri e nisim nga porta. Filip Dujmoviç është gardiani i ri, me të cilin skuadra jonë ka nënshkruar kontratë dy vjeçare.
Dujmoviç vjen nga rradhët e skuadrës së njohur boshnjake të Zheljezniçar, nga e cila skuadër në vitin 2018-të kishte bërë transferimin e parë jashtë vendlindjes së tij, duke u bashkuar me ekipin U21 të Adana Demirspor nga Turqia.
Pas një viti e gjysmë i njëjti sërish u rikthye në Bosnje, duke nënshkruar me Mladost Kakanj, ndërsa gjithashtu kishte bërë karrierë edhe në Serbi (Spartak, Radniçki Nish) dhe Rumani (FC Dinamo).
Dujmoviç është i gjatë 191 cm, ndërsa i njëjti pritet të ngrit konkurrencën në skuadër, kur është në pyetje porta.
Vlen të theksohet se ai ka qenë gjithashtu edhe pjesë e përfaqësueses U21 të Bosnje e Hercegovinës.